Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

'Rruga e Arbrit s'ka përfunduar'/ Deputetja e PD: Rama tallet me dibranët, hapja e sotme propagandë

'Rruga e Arbrit s'ka përfunduar'/ Deputetja e PD: Rama tallet me dibranët, hapja e sotme propagandë

16:29, 29/11/2021
A+ Aa A-

Deputetja e PD, Dhurata Çupi e quan propagandë dhe tallje me dibranët hapjen e sotme të Rrugës së Arbrit nga kryeministri Edi Rama.

Çupi thotë se rruga e cila ka kushtuar 400 mld lekë nuk ka përfunduar edhe pse ishte premtuar se inaugurimi i saj do të bëhej në muajin prill. 

Ajo shton gjithashtu se qytetarëve do t'u duhet të paguajnë 8 euro në këtë segment rrugor.  

Postimi
Nxitimi për të shpallur, në ditën e ndarjes së shqiptarëve, hapjen e Rrugës së Arbrit, kur rruga akoma nuk ka mbaruar sipas kontratës, është, më e pakta, tallje me dibranët. Dështimi i qeverisë për të mbajtur premtimin e përfundimit të rrugës në prill dhe dështimi i premtimit për ta përfunduar rrugën në fund të këtij viti nuk mund të mbulohet nga propaganda e qeverisë. E vërteta është se rruga që na ka kushtuar 400 miliardë lekë është e papërfunduar dhe hapja e sotme është propagandistike. Në vend të mashtrimeve, qeveria duhet t’u thotë dibranëvë dhe shqiptarëve a do të paguajnë ata deri në 8 euro për një udhëtim vajtje-ardhje në Rrugën e Arbrit, kur rruga të përfundojë sipas kontratës?!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco