‘Enveristët në politikë’, një nga arsyet pse ju bashkova Foltores së Berishës'

‘Enveristët në politikë’, një nga arsyet pse ju bashkova Foltores së Berishës'

14:59, 29/11/2021
A+ Aa A-

Nga Aurel Bylykbashi

Ne këto dite te ngjeshura me debatin brenda Partisë Demokratike, në bisedë me një mikun tim, intelektual jo konformist, i shpjegova arsyet, përse ju bashkova ‘Foltores’ në Elbasan.

Një nga ato ishte dhe ajo që po them me poshtë... që në fakt e mora spunton ta tregoj nga veprimi i djeshëm i deputetit socialist Çela…

Ne bindjen time te thelle, Sali Berisha nuk përfaqëson vetëm politikanin Sali Berisha, ai përfaqëson dhe identifikon një Epoke, Përmbysjen e Komunizmit dhe Zhvillimet Demokratike ne Shqipëri!

Unë kam dhe shume miq me bindje te majta, komshinj, hyjmë e dalim me njeri tjetrin… Kur vjen puna tek biseda për komunizmin e E. Hoxhës, menjëherë te hidhen ne sulm duke te përmendur Sali Berishën dhe problemet e Demokracisë ne Shqipëri…

Dhe kjo ndodh se ju prek Idhullin!!

Sado duken te reformuar, miqësore, bashkëkohore, moderne, evropiane, amerikane.., kthetrat i nxjerrin menjëherë…

Mendoj qe kur janë vetëm, ne habitatin e tyre, ne rrethin e ngushte familjar, apo shoqëror, te majtët shqiptare janë te gjithë nostalgjike te E. Hoxhës!!!

Ndaj sot me 29 Nëntor, dua ti ve përballe dy epokat…

Epoka e Enverit tuaj, e mbylli Shqipërinë, e rrethoi me tela me gjemba…, Epoka e Sali Berishës e hapi, te gjithë ne lëvizim lirshëm ne Europe!!

Enveri juaj i dëboi Misionet Anglo- Amerikane, Saliu ynë e futi Shqipërinë ne NATO!!

Epoka Juaj, e hoqi përdhunshëm fenë, Epoka Jone i riktheu besimin fetar shqiptareve!!

Enveri juaj e shiti Kosovën, Saliu ynë, qe ditën e pare përcaktoi si Yll Polar, Interesat Kombëtare!!

Epoka e Enverit tuaj, na la tek tufëzat dhe arëzat, pa ushqyer dhe ne uri, Epoka e Saliut tone ju ktheu mirëqenien dhe zhvillimin shqiptareve!!

Prandaj dhe Epoka e Sali Berishës, i qëndron Epokës suaj te Enver Hoxhës, si demon mbi koke!!!

Dhe i thotë nga mëngjesi ne darke: Te kam mundur!!! Kudo!!!

Prandaj dhe ne te djathtët, e kemi te shtrenjte Sali Berishën!!

Sepse Ai përfaqëson Epokën kundër Jush!!

Ju mbajeni Kërmën tuaj dhe ne heshtje.., dhe nxirreni sa here t’ju vije 29 Nëntori…

Ne e kemi antipodin tuaj… edhe sepse Ahmet Zogu dhe Mithat Frasheri janë larg…

Kjo është arsyeja pse ju tmerron Sali Berisha!!

Sepse di t’ju munde ne kohe paqeje!!

Kjo ishte dhe një nga arsyet pse shkova ne ‘Foltore’…

Dhe mua, si shume te tjerëve, pavarësisht se jetojmë ne kohen kur idhujt kane rene, nuk dua te ma prekin Atë, qe përfaqëson Epokën e Demokracisë!!

Sali Berishën!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lame Maleshova30/11/2021 09:53

Shkrim i sakte dhe ne kohen e duhur. Suksese Foltores!

Skrapari29/11/2021 20:06

Bravo z. Aurel. Te lumte pena.

Lame Maleshova29/11/2021 18:08

Bravo Aurel! Faleminderit per kete shkrim te thjeshte (thjeshte eshte bukur), te sakte, dhe ne kohen e duhur! Suksese deri ne permbysjen e regjimit diktatorial dhe narkoshtetit te Rames!

Sulo29/11/2021 15:42

Epo kur flet Alibeaj kundra Enverit ! Ai eshte i lidhur koke e kembe me bijte shpirteror te Enverit.Kete gje e beti hapur ne zgjedhjet e 25 Prillit , ku bashkepunoi hapur me Gramoz Rucin.Turp per kete faqezi.Pale eshte dhe nenkryetar i parlamentit komunist

.......29/11/2021 15:33

shkelqyeshem...bravo

Lali 29/11/2021 15:25

Nje bravo te madhe aurel! Shpetojeni shqiperine dhe shqiptaret nga vargonjte e rames, lul flokexhelit , nga putanat dhe pushtat e PD ne drejtim te paditur. Me berishen ne krye tregojuni vendin ketyre Horave dhe banditeve qe varferuan shqiptaret.

Shto koment

Denonco