Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD, Sali Berisha takim me drejtuesit e Departamenteve

VIDEO/ Rama inauguron pa përfunduar Rrugën e Arbrit, krijohen radhë kilometrike

VIDEO/ Rama inauguron pa përfunduar Rrugën e Arbrit, krijohen radhë kilometrike

13:10, 29/11/2021
A+ Aa A-

Sot hapet provizorisht rruga e Arbrit, me kalim bypass tek tuneli i Qafë-Murrizit. Kryeministri Edi Rama është pritur ditën e sotme me daulle dhe në ritmet e festës, në ceremoninë e ngritjes së traut.

Ceremonia ka krijuar edhe radhë kilometrike.

“Hapet për qarkullim Rruga e Arbërit,*provizorisht kalohet me bajpas në Tunelin e Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike komplekse, puna ka ecur më ngadalë dhe përfundon në pranverë, kur rruga do të bëhet për vetëm 47 minuta, nga 1 orë e 20 minuta që bëhet sot ose nga 4 orë që bëhej deri dje”, shprehet Rama.

Ndërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njofton se Rruga e Arbrit bëhet e kalueshme për të gjitha mjetet duke nisur nga ora 14:00 e ditës së sotme. MIE tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve, që të bëjnë kujdes në rrugë, për shkak të kushteve të motit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco