Uroi festën me foton e diktatorit, deputeti Baçi: Nuk më shqetësoi provokimi i tij, por miratimi në heshtje i deputetëve socialist

Uroi festën me foton e diktatorit, deputeti Baçi: Nuk më shqetësoi provokimi i tij, por miratimi në heshtje i deputetëve socialist

13:00, 29/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti socialist i Lushnjes, Bujar Çela ka shkaktuar një skandal ditën e djeshme pasi ka uruar festën e Flamurit me foton e Enver Hoxhës.

Kjo ngjarje vazhdon të diksutohet dhe ditën e sotme dhe për të folur për këtë ishte i ftuar në emisionin e mëgjesit ‘Kafe shqeto’ deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi

Deputeti Baçi  është shprehur se ai nuk ishte suprizuar kur ai kishte parë postimin e deputetit socialist pasi shpeshherë këta deputetë shprehin nostalgji të kësaj natyre.

Dhe kjo ndodh thjesht për maksimizimin e votës së tyre, duke ditur se ka akoma një pjesë njerëzish që ndoshta nga niveli i ulët i jetesës , nga problematike të shumta të jetës së tyre kanë nostalgji për ato vite, pasi gjatë këtyre tetë viteve e ka çuar nivelin e jetës së varfërisë qeveria e Ramës më poshtë dhe nga vitet ’90.

Por ai u shpreh se ishte më shumë i suprizuar nga kolegët e tij të cilët e miratuan në heshtje madje mund të kenë bërë dhe humor me statusin e deputetit Çela.

‘Mua nuk më shqetësoi dje thjesht provokimi i njërit nga deputetëve, qoftë dhe me humor apo me shaka, qoftë dhe ngaqë ishte data 28 ndoshta ka dal, ka pirë ndonjë gotë dhe nuk ka ditur se çfarë ka bërë. Shqetësimi që unë pashë ditën e djeshme ishte mos reagimin e kolegëve të tij. Madje jo vetëm mos reagimin e kolegëve të tij por përpjekjet që ata bënë për ta banalizuar këtë veprim duke shkruar tek grupi i whatup-it që deputetit  Bujar Çela i ka humbur telefoni dhe dikush e përdor deri sa kompania të bëjë bllokimin e tij. Deputetët socialist u munduan të fshehin veprimin e tij, që ta përligjnin si një pakujdesi e tij, pra një justifik banal fëminor, i papranushëm dhe ky ishte një gabim akoma më i madh, një faj akoma më i madh i kolegëve të tij, pra është një miratim që ata i bënë në heshtje. Ndoshta me njëri- tjetrin absolutisht dhe kanë bërë humor, por nga ana tjetër janë munduar të gjejnë dhe një rrugëz zbutje të këtij gomarllëkut dhe vazhduan dhe më tej të mos distancohen nga ky veprim, që në fakt duhet të distancoheshin menjëherë. Madje unë mendoj që  Komisioni i Sigurisë duhet të mblidhet dhe ta marrin masë ndaj këtij deputeti’ është shprehur Baçi duke shtuar:

“Komunizmi është njëlloj si nazizmi. Ashtu siç ka ligje në Gjermani për simbolet naziste ashtu duhet të kishte ligje dhe në Shqipëri për simbolet e komunizmit.

Flavio: Sipas jush, sipas asaj  që patë ditën e djeshme, ka disa ditë që përflitet për grupime të ndryshme në Partinë Demokratike se çfarë i bën të djathta palët? A duhet të bashkohen me Foltoren tani më konservatore të Berishës dhe elementë të tjerë demokratike. A patën elementë në radhët e Partisë Demokratike që le të themi ishin tolerantë të pandjeshëm ndaj këtij fenomeni apo vutë re të kundërt ,kjo ishte një pikë përbashkuese për të gjithë ju?

Baçi: Aboslutisht po, pikë përbashkuese pa ekuivok fare. Unë mendoj se dhe në radhët e Partisë Socialiste duhet të ketë dhe ka të tillë deputetë që nuk dakortohen me veprimin e një deputeti të tyre, pavarësisht se shprehja publikisht e kanë të vështirë për ta bërë se duket sikur lançojnë kolegun e vet, që duhej bërë në fakt. Dhe mendoj se Foltorja e doktor Berishës është ajo pjesa konservatore për Partinë Demokratike që Partia Demokratike duhet të rithemelohet ashtu siç ka thënë doktor Berisha. Të rithemelohet në Kuvendin e datës 11 dhjetor dhe të rishikojë shumë qendrimet e saja edhe në vazhdimësi edhe për këtë problem që diskutojmë për dekomunizmin e shoqërisë, për dëminim e simboleve të komunizmit , për shkëputjen njëherë e mirë nga e kaluara komuniste për asryse se siç e shikojmë kemi akoma nostalgjik dhe në radhët e parlamentit dhe merre me mend pastaj në radhët e qytetarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco