Hoxha tregon se përse Lulzim Basha po bën si shumë ‘i egërsuar’

Hoxha tregon se përse Lulzim Basha po bën si shumë ‘i egërsuar’

12:14, 29/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari Basir Çollaku dhe një nga përkrahësit më të flaktë të Foltores, politikani Lisandër Hoxha kanë diskutuar sot në lidhje me dy kuvendet që janë thirrur në PD.

Sipas Çollakut, Partia Demokratike po riformon veten e saj.

‘Në PD aktualisht ka krizë të theksuar besimi. Ndryshimet statusore, duhet të kenë garancinë që do të zbatohen. Nëse të deleguarit fillojnë dhe rrinë pas perdes, kjo gjë ata nuk i nderon,’ tha Çollaku.

Ndërsa Hoxha u shpreh se PD nuk mundet kurrsesi të kthehet në modelin e Lulzim Bashës.

‘Partia Demokratike duhet të rithemelohet. Basha po bën betejën e tij edhe pse ai e di që e ka të humbur. Basha vodhi mandatin e kryetarit të Partisë, por më mirë vonë se kurrë. Duhet katarsis brenda partisë. PD ka nevojë të hapet me rregulla të qarta. Opozita qytetare duhet të jetë larg modelit Basha. Berishën do e votoja se jam i bindur që ka një program politik për të rindërtuar PD, nuk e bën më për ambicie personale, se ka qenë në të gjitha postet. Nuk bëj pjesë te ai grupi që thonë: obobo po vjen Berisha. Në PD nuk ka anti-berishist. Basha sa më të rrezikuar e sheh karrigen e tij, aq më shumë ashpërsohet’, tha ai.

Diskutimet u bërë në emisionin ‘Breaking’ në Top News.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni29/11/2021 12:40

ne Pd nuk ka "antiberishist" eshte e gabuar, se ndryshe na kujtoni kriminelin LENIN... qe sic thoshte Majakovski "kurr themi Lenin nenkuptojme Partine e kur themi Partia nenkuptojme Leninin""

Shto koment

Denonco