Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Balla gënjen, Çela nuk tërhiqet/ Deputeti i PS provokoi me FOTO-n e Enver Hoxhës

Balla gënjen, Çela nuk tërhiqet/ Deputeti i PS provokoi me FOTO-n e Enver Hoxhës

11:24, 29/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti socialist i Lushnjes, Bujar Çela ka shkaktuar një skandal ditën e djeshme pasi ka uruar festën e Flamurit me foton e Enver Hoxhës.

Por edhe gjatë ditës së sotme, deputeti i PS-së ka vazhduar të mbrojë veprimet e tij, duke u shprehur se ishte i vetëdijshëm për atë që kishte bërë.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PS-së  Taulant Balla ka gënjyer për mediat, kur është shprehur nga Fieri se kishte folur me Çelën dhe ky i fundit i kishte thënë se telefonin e tij e kishte pasur dikush tjetër.

Duke folur për gazetarët ditën e sotme, deputeti i Lushnjës Bujar Çela ka vazhduar të mbrojë provokimet e tij me foton e Enver Hoxhës. Gjatë homazheve në Lushnje, në lidhje me postimin e figurës së Enver Hoxhës në grupin e Komisionit të Sigurisë Çela u shpreh se Hoxha është udheqës.

‘Figura e Enver Hoxhës nuk është nul, pasi ai udhëhoqi luftën nacional çlirimtare dhe ngaqë nuk ka tjetër drejtues tjetër të luftës është njëlloj si figurat e tjera të Ballit dhe Legalitetit që janë reabilituar dhe kjo i takon historianëve’, është shprehur deputeti Bujar Çela.

Ndërkaq Balla duke dashur të minimizojë skandalin ka gënjyer duke u shprehur se deputeti Çela i kishte thënë se telefonin e tij e kishte pasur dikush tjetër.

‘Unë kam marrë një sqarim nga deputeti në fjalë, që bëhet fjalë për përdorim të aparatit të tij celular nga persona të tjerë. Kjo do të jetë pjesë e një verifikimi në aspektin e kodit të sjelljes dhe etikës brenda grupit parlamentar dhe çdo masë ndëshkimore do të merret në momentin që do të ketë verifikime. Do i kërkoja të gjithë kolegëve të tjerë të raportojnë raste të tilla dhe natyrshëm që grupi parlamentar i PS ka të gjithë instrumentet e nevojshme për të ndërmarrë çdo lloj hapi apo mase disiplinore’, tha Taulant Balla nga Fieri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco