Meta dhe Rama sërish ‘bashkë’, por as sytë nuk i hedhin njëri-tjetrit!

Meta dhe Rama sërish ‘bashkë’, por as sytë nuk i hedhin njëri-tjetrit!

10:53, 29/11/2021
A+ Aa A-

Sërish edhe me rastin e 77-vjetorit të Çlirimit, presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama, kanë qenë njëkohësisht në të njëjtin vend dhe ceremoni në Tiranë sot dhe dje në qytetin e Vlorës për Ditën e Pavarësisë.

Rama dhe Meta, të shoqëruar nga drejtues të tjerë të shtetit, kanë nderuar dëshmorët dhe kanë vendosur kurora me lule tek monumenti “Nëna Shqipëri”.

“Lavdi dëshmorëve të Atdheut”, shkruan Rama në “Facebook”. ndërsa Meta uron shqiptarët me fjalët: “LIVE nga Memoriali “Nëna Shqipëri” – GËZUAR DITËN E ÇLIRIMIT!”

Ashtu si një ditë më parë në Vlorë dhe në ceremoninë e sotme, Meta dhe Rama kanë shmangur njëri-tjetrin, jo vetëm duke mos u takuar, por madje kanë shmangur edhe vështrimet dhe përshëndetjet korteziale.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco