Ironia e Julian Dedës: Bashën e shoqëronin plot... 11 të besuarit e tij

Ironia e Julian Dedës: Bashën e shoqëronin plot... 11 të besuarit e tij

10:23, 29/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari aktual i PD, Lulzim Basha, bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve një ditë më parë.

Ajo që u vu re ishte se atë e shoqëronin një grusht njerëzish, të cilët njihen si të besuarit e tij.

Kjo vizitë-homazh erdhi pasi Basha dështoi të mblidhte kryesinë në Durrës.

Lidhur me këtë braktisje të madhe reagoi edhe aktori dhe anëtari i Këshillit Kombëtar, Julian Deda.

“Luli jeton në dy module, ose është në gjumë, ose është vetem. Pra një gjumash i vetmuar. Te Varrezat e Dëshmoreve e kishin shoqëruar plot 11 të besuarit e tij,” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku29/11/2021 13:34

A egziston shqiptar (që nuknështë blerë nga Sorra e zezë) që të mos e kuptojë këtë komplot të llahtarshëm kundër Shqipërisë dhe demokracisë? Ka ndonjë që dyshon në kurajën dhe energjinë e Sali Berishës për të luftuar këtë gjëmë që ka pllakosur Shqipërinë , më e llahtarëshme se sa komunizmi i Enver dullës. Egziston ndonjë shqiptar që mund të besojë se këtë mision mund ta kryeje Lulush Basha? Luli është si dikur Buf Kapsollja me “ushtri”, sa luan veshët vrap në shpi.

Shto koment

Denonco