Sekretari organizativ i Degës 6 Tiranë: Basha është  ofendim, zhgënjim dhe mosmirënjohje!

Sekretari organizativ i Degës 6 Tiranë: Basha është ofendim, zhgënjim dhe mosmirënjohje!

18:49, 28/11/2021
A+ Aa A-

Sekretari Organizativ i degës 6 në Tiranë, Florin Kurmekaj, me anë të një postimi në “Facebook” shkruan se Lulzim Basha është ofendim.

Kurmekaj thekson se Basha ndër të tjera për demokratët rezultoi edhe zhgënjim e mosmirënjohje, duke zhgënjyer demokratët, që nuk fituan kurrë përballë regjimit të Ramës.

Postimi i Florin Kurmekaj:

Miq të dashur!

Nuk e kisha menduar ndonjëherë se armikun mund ta kisha në krah, por ja që ish-kryetari ynë, po na bën të shohim dhe të paimagjinueshmen.

Pasi në vrau shpresën se mund të vinim në pushtet, tani Lulzim Basha luftën që duhet ta kishte bërë me Edi Ramën ndër vite, në mënyrë tinëzare po e bën me demokratët tani.

Që kur Lulzim Basha ka ardhur në krye të PD-së, më shumë kam fjetur në selinë e PD në Kombinat sesa në shtëpinë time

E kam mbështetur në çdo zgjedhje, e kam thithur gazlotësjesëll pafund, vetëm e vetëm që PD të vinte në pushtet.

Sa njerëz kam mbledhur për t’i çuar në protestë për të ndjekur Lulzim Bashën, se na premtonte se do të rrëzonte Ramën.

Sa herë jemi kthyer të zhgënjyer në shtëpi, se Rama nuk u rrëzua edhe këtë herë. E prapë e kemi ndjekur nga pas, e prapë jemi zhgënjyer. Kam ndenjur pa bukë dhe ujë si komisioner në zgjedhje, dhe cfarë merr në fund?

Ofendim, zhgënjim, mosmirënjohje!

Kryetari i paparti doli të enjten e tha se nuk më njihte mua,se ne nuk ishim delegate,se ne nuk ishim të degës së Kombinatit.

Po zoti, Basha, ke të drejtë.

Nuk na njeh.

Se t’i partinë e ke part-time.

E mban për hesape të tjera dhe jo për demokratët.

Ska gjë zoti Basha.

Do na njohësh të gjithëve me 11 dhjetor.

Koha është e demokratëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali 29/11/2021 15:21

Me mire vone se asnjihere! Cojeni ne burg flokelyerin, kujdes se mos ju iken ne hollande, pronat dhe vilat do tja lere ,kurves gride, pedes bardha ,salihajn pushtit me bekimin e hoxhes fytyrepalare alibej! Mos jua degjofshim me kurre emrat felliqesira qe mbani era kerme .

Shto koment

Denonco