Himçi: Ka pasur transparencë për firmat, 272 delegatë do  të jenë prezent në Kuvendin e 11 dhjetorit

Himçi: Ka pasur transparencë për firmat, 272 delegatë do të jenë prezent në Kuvendin e 11 dhjetorit

17:26, 28/11/2021
A+ Aa A-

Sekretari i PD-së në Elbasan, Bledi Himçi, në një intervistë në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, deklaroi se ka pasur transparencë të plotë për firmat e delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Himçi theksoi se 272 delegatë nga 409 do jenë prezent në Kuvendin e 11 dhjetorit.

“Është bërë transparencë për firmat e delegatëve. Në listë ishin 409 delegatë. Janë konfirmuar të gjithë personat me telefonata. Të gjithë kanë thënë se kanë firmosur me dëshirë, pa pasur asnjë presion. Nga listat, Gazmend Bardhi të thotë se kush nuk është delegat.

Gazmend Bardhi prej kohësh nuk ndodhet në qytetin e Elbasanit. 272 delegatë nga 409 do jenë në Kuvendin e 11 dhjetorit. Foltoren e shoh si të vetmen shpresë, për të dalë PD nga ky batak ku ndodhemi. Foltorja po rrit entuziazmin brenda strukturave të PD-së e po jep shpresën që Partia Demokratike të mos drejtohet nga Lulzim Basha. Baza e PD-së ka mbështetur maksimalisht Foltoren, në çdo qytet ku shkon Berisha, mbështetësit janë të shumtë”, deklaroi Himçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco