VIDEO-SYRI TV/ Bardhi mohon firmat e delegatëve elbasanas, Himçi: Deklaratë e turpshme

VIDEO-SYRI TV/ Bardhi mohon firmat e delegatëve elbasanas, Himçi: Deklaratë e turpshme

15:28, 28/11/2021
A+ Aa A-

Bledar Himçi sekretar i degës së PD të Elbasanit i ka konsideruar fyese deklaratat e Gazment Bardhit të bëra një ditë më parë gjatë një interviste kur tha se shumë prej atyre që kanë firmosur në këtë degë nuk janë delegatë ose anëtarë të PD-së. Himçi gjatë një prononcimi për SYRI TV e fton Bardhin të shkojë dhe ti verifikojë emrat në Elbasan.  

Nga SYRI TV

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi i ftuar në një emision në News 24, ka vënë në dyshim firmat e delegatëve të Elbasanit. Sipas Bardhit këto firma nuk u përkasin delegatëve elbasanas.

Por në një reagim për SYRI TV, sekretari i PD-së në Elbasan, Blendi Himçi, e cilësoi si gënjeshtar Gazment Bardhin dhe hodhi poshtë deklaratat e tij duke i quajtur ato të turpshme. Sipas Himçit, firmat janë lehtësisht të verifikueshme, ndërsa e cilësoi Kuvendin Kombëtar të datës 11 dhjetor si Kuvend shprese për Partinë Demokratike.

Nga delegatët e degës së PD-së në Elbasan kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor, 272 delegatë, nga 409 delegatë që ka kjo degë.

Emrat e delegatëve u lexuan të shtunën publikisht nga sekretari i degës së Partisë Demokratike në elbasan Blendi Himçi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco