Rama ‘i vetmuar’ në Vlorë, nuk flet as me Metën as me Lelin

Rama ‘i vetmuar’ në Vlorë, nuk flet as me Metën as me Lelin

10:23, 28/11/2021
A+ Aa A-

Edi Rama ishte i ‘vetmuar’ në ceremoninë e ngritjes së flamurit në qytetin e Vlorës.

Kryeministri mbërriti në sheshin e flamurit ku bie në sy asnjë komunikim, asnjë përshëndetje me Dritan Lelin dhe presidentin Ilir Metën.

Meta e Rama kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit, teksa më pas kanë zhvilluar homazhe dhe kanë vendosur kurora me lule në monumentin e Pavarësisë.

E pranishme ishte dhe kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla, si dhe drejtues lokalë. Disa aktivitete janë parashikuar të mbahen gjatë ditës së sotme me rastin e 28 nëntorit Ditës së Flamurit.

Sheshi i monumentit të Pavarësisë në Vlorë ishte i mbushur me qytetarë të Shqipërisë dhe të Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari28/11/2021 11:47

CFARE MASKARALLEKU!! CFARE HIPOKRIZIE!!! CFARE POSHTERSIE KOMBETARE!!! PSE SHKOJNE KOT KETA NDYRESIRA NE ATE DITE TE MADHE PATRIOTIKE DHE HEROIKE PER SHQIPTARET???!!! CFARE MESKINITETI I TURPSHEM!!! KETA SURRETE TE ZEZA TE KOMBIT SHQIPTAR NUK KANE LIDHJE FARE AS ME 28 NENTORIN 1443, AS ME 2 MARSIN 1444 DHE AS ME 28 NENTORIN 1912!!! KUJT I DUHET KJO FESTE ZYRTARE, PERVEC SE ATYRE QE KANE DITE PUSHIMI ZYRTAR?? NE 28 NENTOR 1912 BURRAT PATRIOTE TE KOMBIT SHQIPTAR TE TROJEVE U MBLODHEN TE GJITHE BASHKE PER SHQIPERINE, PER TE ARDHMEN E SAJ! NDERSA SOT NUK KA ME BURRA POR KA THJESHT MESHKUJ BURRECA DHE QE DUKEN SI BUBURRECA DHE SI MORRA PERPARA ATYRE BURRAVE TE 1912!!! UROJ QE DITA E BURRAVE TE VERTETE TE JETE 11 DHJETORI 2021!

Shto koment

Denonco