Basha ka keqpërdorur sakrificat dhe vuajtjet e anëtarëve të PD për interesin e tij personal

Basha ka keqpërdorur sakrificat dhe vuajtjet e anëtarëve të PD për interesin e tij personal

11:55, 27/11/2021
A+ Aa A-

Nga Bujar Nishani/

Nëse ka një njeri në Partinë Demokratike sot, që ka vënë interesin e tij personal mbi interesin e Partisë dhe mbi interesin e demokratëve të këtij vendi, ai është Lulzim Basha.

Jo vetëm kaq !

Lulzim Basha ka keqpërdorur sakrificat, vuajtjet, dhunimin e anëtarëve të Partisë Demokratike për interesin e tij personal.

Këto nuk janë akuza politike por fakte fatkeqe.

A nuk i la Lulzim Basha, demokratët 12 (dymbëdhjet) vite në opozitë ?

A nuk janë penalizuar demokratët e këtij vendi, duke i lënë pa punë, pa bukë, pa shërbime për faktin e vetëm se janë demokratë e konsiderohen si armiq nga pushteti i Edi Ramës ?

A nuk sulmohen, shantazhohen e gjobiten pa fund demokratët e këtij vendi edhe në bisneset e tyre familjare me të cilat veç mbijetojnë, vetëm për shkak të përkatësisë së tyre politike ?

A nuk grabiten, shemben e rrënohen shtëpitë dhe bisneset e demokratëve pa kurrfarë ligji, të drejte e proçesi, prej rregjimit për t’jua dhënë tokën, pasurinë e tyre klientëve dhe grabitqarëve të qeverisë ?

A nuk është krijuar bindja totale tek e gjithë shoqëria, se me Lulzim Bashën nuk fitohen kurrë zgjedhjet ?

Në këto të vërteta të mëdha, Lulzim Basha nuk tërhiqet, ti hapë rrugën një projekti të ri politik në Partinë Demokratike, por mban me çdo kusht e çdo çmim karrigen e tij, duke vënë mbi gjthshka interesin e vet personal !

Kur ky interes i tij personal shkon drejtpërdrejt në shërbim të interesit të rregjimit të Edi Ramës, duke përjetësuar pushtetin e tij mbi demokratët, ky interes i Lulzim Bashës bëhet edhe i poshtër !

Të ringremë PD, për të shpëtuar Shqipërinë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet30/11/2021 22:38

JARI ESHTE I VUAJTUR SHUME DHE PO I VJEN KEQ DHE PER DEMOKRATET E TJERE QE PO VUAJNE. PO TE ISHTE NE KRAHE TE BASHES DO TE KISHTE QENDRIM TJETER. PD ME KETA SIGURIMSA DHE ME KRYE SIGURIMSIN SALI BERISHA DUHET TE NDAHET. SALIU TE MARRE TE GJITHE SIGURIMSAT DHE TE KALUMEN E HITHUR TE PD KURSE LULZIMI NESE ME TE VERTETE ESHTE SHKEPUTUR NGA SALIU DHE NGA PD-JA E SALIUT DUHET TE NDERTOJE NJE PARTI ME BAZE TE GJERE DHE TJA VEJE EMRIN "PARTIA E SHPETIMIT KOMBETARE", PASI KARTA KOMUNIST DHE ANTIKOMUNIST ESHTE DJEGUR, LE TA MBAJE SALIU ANTIKOMUNIZMIN SE E KA PERFAQESUAR DENJSISHT SI KOMUNIST I THEKUR....

Miku27/11/2021 16:20

Me ne fund paska folur edhe kapterri shoku bujar mehmeti, alias nishani. Pyeteni nje here per komunistin abdi baleta cfare i tha kur e pa me bustin e enver hoxhes ke beksat dhe qe perbetohej se do do ta vendoste bustin ne shesh me cfaredo lloj kostoje. Apo e ka harruar shoku bujar nishani kete fakt..... . Dhe qe te vjen te vjedhes zorret e barkut kur flet ky per demokraci e te te djathte

xheJ. eN. Bi. 27/11/2021 12:56

Po mirë mo, tani u kujtuat dhe tetë vjet të tëra nuk hapët gojën se ishte i preferuari i Doktorit ? Deri në 9 Shtator ishte Kryetar i mirë dhe për një natë ndryshoi dhe u bë Kryetari më i keq?

DEMOKRATI27/11/2021 12:26

LULZIM BASHA ESHTE NJE MUT MUTI! KUSH E KUPTON KETE SI SHPREHJE POPULLORE SHQIPTARE, NUK KA NEVOJE PER ME SHUME KOMENTE DHE VLERESIME! 11 DHJETOR 2021 ESHTE DITA E RILINDJES SE PARTISE DEMOKRATIKE, E PARTISE SE VERTETE DEMOKRATIKE, E PARTSE STREHA E DEMOKRATEVE, STREHA E LIRISE! KOHA E LULUSHEVE SOROSIANE KA MBARUAR PERGJITHMONE!

Shto koment

Denonco