'Zgjedhjet nuk i duhen kujt'

'Zgjedhjet nuk i duhen kujt'

16:12, 26/11/2021
A+ Aa A-

Pas zhvillimeve të 25 prillit rezulton se zgjedhjet nuk i duhen kujt në Shqipëri. Janë para të çuara dëm. As fushata elektorale nuk i duhet kujt. Është më mirë që partitë t'i dorëzojnë listat e kandidatëve pranë Ambasadës Amerikane dhe kjo e fundit të përzgjedhë kandidadët që mund të qëndrojnë në listë dhe ata që duhet të dalin nga lista. Të vendosë numrin e mandateve për çdo parti dhe në fund të zgjedhë fituesin.

Edhe ne nuk do jemi të shtrënguar të zgjohemi në mëngjes dhe të shkojmë të votojmë. Letër e çuar dëm është çdo fletë votimi.

Nën sloganin " I di Amerika këto punë" i kursejmë vetes një kokëçarje çdo 4 vjet.

Post Scriptum- Tek e fundit t'ia kursejmë vetes iluzionin se vota shpreh vullnetin e individit. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tani26/11/2021 16:42

I paarritshem opinioni juaj respekte

Shto koment

Denonco