Si u kap mat Basha/ Akuzon SHBA se mbështeti Ramën për zgjedhje

Si u kap mat Basha/ Akuzon SHBA se mbështeti Ramën për zgjedhje

10:03, 26/11/2021
A+ Aa A-

Në një përpjekje të pamundur për të mbrojtur të pambrojtshmen, Lulzim Basha ka akuzuar më në fund SHBA-në se ajo i toleroi Ramës shkeljen e marëveshjes së 5 qershorit dhe për rrjedhojë, i shkeli syrin për grabitjen e zgjedhjeve.

I gjendur në një pozicion të vështirë për të përligjur aktin personal të përjashtimit të Sali Berishës, kreu i PD u detyrua të bëjë shumë pirueta në emisionin “Open”.

Por, kulmi arriti kur gazetari Enton Abilekaj e kapi mat duke i kujtuar se ai i ka thënë Ramës sy më sy, në parlament: “Nëse më gënjen njëherë, turp për ty, nëse më gënjen dy herë turp për mua”. Ai ju ka gënjyer në çdo marrëveshje që keni bërë dhe ju keni vazhduar në të njëjtën rrugë. Kështu ndodhi edhe më 5 qershor, e thumboi Abilekaj.

Pikërisht këtu, për të përligjur faktin se braktisi qasjen radikale për tu përdhunuar në një tjetër pakt me Ramën, si ai i 5 qershorit, Basha u detyrua të dredhojë duke fajësuar SHBA-në, që është në fakt sot aleati i vetëm që i ka mbetur.

Ai deklaroi se ambasadorja Kim që ishte garante e marëveshjes për Kodi Zgjedhor u shndërrua nga arbitre në aleate të regjimit, pasi shteti i saj nuk kishte garanci se ai vetë dhe PD-ja mund të kontrollonin Berishën. “Marrëveshja e 5 qershorit ishte një marrëveshje e garantuar nga 3 përfaqësues të lartë të ndërkombëtarëve. U shkel në mënyrë të njëanshme. Arsyet pse u shkel mund ti diskutojmë këtu një nga një: Për shkak se mesa duket PD dhe Basha nuk ishin garanci e mjaftueshme për kontrollin e hipotekave të të kaluarës. Për këtë shkak, u lejua Edi Rama të shkelte marrëveshjet e 5 qershorit. Kush e lejoi, kush tjetër”, tha Basha duke vënë në diskutim rolin e arbitrit që SHBA kishte marë përsipër para shqiptarëve.

Kushdo që e kujton historinë, pas miratimit të reformës zgjedhore në 5 qershor, Yuri Kim dhe ish-Sekretari i Shtetit Pompeo e përshëndetën atë. Por kur me opozitën e re, Rama ndryshoi Kushtetutën duke hequr koalicionet, ndryshe nga europianët, ambasadorja amerikane heshti.

Këtë heshtje të turpshme, që në thelb përbën provën më të qartë të mbështetjes të regjimit, Basha u mundua ta justifikonte me faktin se Amerika qe bërë me Ramën, pasi nuk kishte garanci se ai kontrollonte Berishën.

Por në këtë piruetë meskine për të fshehur dështimin e tij për t'i besuar marëveshjeve me kryeministrin, Basha ka bërë një autogol të madh. Ndërkohë që retorika e tij dhe e gjithë mbështetësve të vet është se SHBA-së i duhet besuar si perandorisë së vlerave që i trumbeton shqiptarëve të vërtetën, ai vizatoi padashur një Amerikë që në 5 qershor ka gënjyer për pragmatizëm.

Se sa qëndron dhe se sa mbahet në këmbë arsyetimi i Bashës kjo është një gjë që ha diskutim. Por së paku, në këtë rast u gjet një pikë e përbashkët mes tij dhe Sali Berishës: ajo se SHBA-së i duhet besuar vetëm me raste dhe vetëm atehere kur të leverdis./LAPSI

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati26/11/2021 13:06

Po qe se e hamë dhe e pranojmë këtë gomarllëkun e kryeidiotit dhe kryehajvanit të PD-së, atëherë pse nuk hyri PD në zgjedhje pa Dr. Berishën???!!! Mjaftonte që ky derdimeni mashtrues të mos e fuste fare në listën e kandidatëve të deputetëve të PD.

Shqiptari26/11/2021 12:54

O KRYEGOMARI I SHQIPËRISË!! PO ÇFARË LIDHJE KA SE KUSH ËSHTË DHE SI ËSHTË KUNDËRSHTARI POLITIK I REGJIMIT, PËR TË BËRË ZGJEDHJE TË LIRA, TË DREJTA, TË BARABARTA, TË NDERSHME, TË LIGJSHME DHE DEMOKRATIKE!!!???? NËSE KUNDËRSHTARI ËSHTË IDOBËT, I PAAFTË, I PABESUESHËM DHE I MBARUAR, ATËHERË NUK E VOTON ASKUSH DHE RRËZOHET ME VOTË DHE FITUESI NUK KA NEVOJË AS PËR NDIHMËN DHE AS PËR MBËSHTETJEN E ASKUJT!!! NË NJË NDESHJE FUTBOLLI REZULTATIN E VENDOSIN LOJTARËT, FORMA E TYRE DHE AFTËSIA E TYRE, DHE AS ARBITRAT DHE AS TIFOZËT E KUNDËRSHTARIT SADO NË NUMËR MË TË MADH QË TË JENË!!! HABITEM PSE AMBASADA E SHBA NUK REAGON PËR GOMARLLËKUN E RADHËS TË LULUSHIT!! KJO ËSHTË NJË AKUZË E RËNDË PUBLIKE KUNDREJT NJË AMBASADE MIKE DHE NJË VENDI ALEAT!!!

DEMOKRATI I BAZS26/11/2021 12:46

PO NËSE SHBA, "ALEATI MË I MADH" I LULZIMIT, GAZIT, GRIDARES, SALIJANJIT DHE GRONE GJEKMUTIT, MBËSHTET RAMËN DHE NARKO-BANDËN MAFIOZE "RILINDJA" PËR TË VJEDHUR VOTAT E SHQIPTARËVE DHE PËR TË MBAJTUR PUSHTETIN, ATËHERË PËR ÇFARË PRO-AMERIKANIZMI DHE ANTI-AMERIKANIZMI NA FLASIN KËTA PLEHRAT E MUTIT STUDIO MË STUDIO, DUKE ÇJERRË BYTHËN ME THONJ!!! NËSE DO TË PRANONIN HAJVANLLËQET. IDIOTËSIRAT DHE BUDALLALLËT E LULUSHËVE, QË PARTIA DEMOKRATIKE DHE OPOZITA DO TË VINTE NË PUSHTET DHE DO TË KISHTE MBËSHTJETJEN E SOROSIANËVE TË SHBA VETËM DUKE LARGUAR DR. BERISHËN, ATËHERË JAM 1000% I BINDUR QË DR. BERISHA DO TË ISHTE LARGUAR VETË QYSH NË 2017!!! POR PËRDERISA KËTO JANË GOMARLLËQE DHE MASHTRIME SHUMË TË TRASHA, ATËHERË NUK KEMI SE SI T'I BESOJMË. INTELIGJENCA E DEMOKRATËVE NUK BESOJ SE KA RËNË KAQ POSHTË, NË NIVELIN E INTELIGJENCËS SË LULZIMIT!!!

Shto koment

Denonco