Njerëzit jetojnë akoma në çadra/ Rama: Jemi më mirë se para tërmetit

Njerëzit jetojnë akoma në çadra/ Rama: Jemi më mirë se para tërmetit

09:06, 26/11/2021
A+ Aa A-

Teksa sot mbushen 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima, kryeministri Edi Rama ka përkujtuar ngjarjen e rëndë që tronditi shqiptarët.

Edhe pas dy vitesh, njerëzit vazhdojnë të jetojnë në çadra. Por kreu i qeverisë tha se tragjeditë sprovojnë njerëzit, duke shtuar se sot jemi ngritur më të fortë. Rama deklaroi se mijëra familje të goditura prej tërmetit sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej fatkeqësisë.

MESAZHI I RAMËS

Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj

Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco