Ylli Manjani: Pse vijon të më intrigojë kjo çështja e 'Toyota Yaris'

Ylli Manjani: Pse vijon të më intrigojë kjo çështja e 'Toyota Yaris'

09:02, 26/11/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

Vijon të më intrigojë kjo çështja “Toyota Yaris”, me thënë të drejtën.

Më intrigon më shumë sesa brroçkullat e koordinuara antifoltore, që paskan këputur mbrëmë në mixhlis mediatik dy “të dashurit” e republikës së re.

Dmth, nëse në atë aferë ishte i përfshirë Taulant Balla përse drejtësia belge nuk thërret atë, por insiston të thërrasë Lulin?! E thërret pa pushim madje. Është ende i thirrur. Nuk e di a mund të shkelë dot në Belgjikë, i pashqetësuar nga policia atje…!?

Qartësisht Basha kishte dijeni që po ndodhte një vepër penale dhe, dukshëm këtë dijeni e kishte siguruar në rrugë private. Nuk ka kuptim llogjik që shërbime zyrtare të huaja të informojnë një kryetar partie në Shqipëri që ska asgjë në dorë. Shërbimet minimalisht njoftojnë një drejtor policie jo një lryetar partie.

Pra Luli kishte dijeni nga burime të tjera dhe, si person që kishte dijeni ka detyrimin ligjor të kallëzojë/dëshojë para drejtësisë.

A i njeh Luli personat e përfshirë në këtë aferë?!

Nëse ato para të nisura në Toyotë ishin të Ballës, si është e mundur që i kapi policia e pushtetit të Ballës?!

Nuk bën sens logjik, në kontekstin ku jetojmë.

Luli denoncoi se “po vijnë 5 milionë”, por në fakt u kapën 3.5 milionë. Pse kjo diferencë?! E keqinformuan, apo na keqinformoi?

Përse Luli refuzon drejtësinë belge?! Mund t’i kishte dhënë dërrmën edhe Ballës edhe Ramës nëpërmjet kësaj çështje. Gjithmonë nëse është i vërtetë pohimi i Tij se Taulanti është pronar apo pastrues i atyre parave.

Përse rrefuzon transparencën dhe llogaridhënien, të cilat ja kërkon të tjerëve?!

Nuk e di po, mua më intrigon kjo çështje.

Sqarimi zyrtar i këtyre pyetjeve tregon shumë…

Nga ana tjetër nuk është se po i sqaron edhe drejtësia jonë këtë gjë…!!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco