Axhenda e mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës në Elbasan

Axhenda e mbledhjes së përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Kosovës në Elbasan

07:38, 26/11/2021
A+ Aa A-

Mbahet sot më 26 nëntor, në qytetin e Elbasanit, mbledhja e përbashkët e qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës. Delegacioni i Kosovës do të arrijë në orën 9:45 të mëngjesit në Elbasan. Pas takimit të përbashkët të dy qeverive, do të ketë edhe takim më vete midis dy kryeministrave, të Shqipërisë dEdi Ramës dhe tëë Kosovës, Albin Kurtit. Në fund do të mbahet një bashkëbisedim i Ramës dhe Kurtit me përfaqësuesit e bizneseve të të dyja vendeve.

Agjenda e plotë e mbledhjes së dy qeverive:

Elbasan, 26 nëntor 2021

E premte, 26 nëntor 2021

09.45 – Mbërritja e delegacionit të Republikës së Kosovës (Vendi: Fish City, Elbasan)

10.00 – Mbërritja e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

10.10 – Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Shqipëri-Kosovë (Vendi: Fish City, Elbasan)

Fjalë e Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

Fjalë e Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës

Fjalë të shkurtra nga anëtarë të dy kabineteve për të parashtruar çështjet kryesore dhe marrëveshjet për nënshkrim

Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë përmbyll sesionin plenar
 

11.20 – Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve ndërqeveritare (Vendi: Fish City, Elbasan)

11.30 – Konferencë e përbashkët për shtyp e dy Kryeministrave (Vendi: Fish City, Elbasan)

Gjuha e punës: Shqip

12.05 – Foto e përbashkët (Vendi: Fish City, Elbasan)

12.10 – Drekë zyrtare shtruar nga Z. Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë, në nder të
Z. Albin Kurti, Kryeministër i Republikës së Kosovës dhe delegacioneve të dy Qeverive. (Vendi: Fish City, Elbasan)

13.10 – Forumi i Biznesit Shqipëri – Kosovë (Vendi: Fish City, Elbasan)

Bashkëbisedim i Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të
Kosovës, Z. Albin Kurti me përfaqësuesit e bizneseve. 

Një nga marrëveshjet që pritet të firmoset midis dy shteteve u bë e ditur në mbledhjen e fundit të Qeverisë Kurti, më 24 nëntor, ku u miratua nënshkrimi i marrëveshjen mes Republikës  së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë për sigurimet shoqërore në mbledhjen e përbashkët të radhës të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë."

Sfondi i takimit:

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco