Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

'PD po shkatërrohet'/ Rama merr në mbrojtje Bashën, sulmon Berishën

'PD po shkatërrohet'/ Rama merr në mbrojtje Bashën, sulmon Berishën

23:20, 25/11/2021
A+ Aa A-

Edi Rama, ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike dhe shpalljen ‘non-grata’ të Sali Berishës, duke shprehur edhe kënaqësinë e tij.

Në emisionin 'Të Paekspozuarit", Rama tha se nuk mbështet askënd në këtë parti dhe se Lulzim Basha dhe Sali Berisha në thelb janë e njëjta gjë, por PD po shkatërrohet. 

Dukshëm, Rama mori në mbrojtje Lulzim Bashën, ndërsa sulmoi ish-kryeministrin Sali Berisha kur u shpreh se ka një gur të rëndë në qafë.  

"Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe që një karrierë politike, të përfundojë me atë gur në qafë. Por, që ky gur në qafën e një njeriu, të kthehet në gur në qafën e një vendi është shumë e tepërt".

Rama: Me kë jam unë aty? Unë s’jam me asnjërin. Pavarësisht se janë dy tipologji të ndryshme në thelb janë e njëjta gjë. Kam marrë vendim me veten të mos e komentoj këtë historinë e Saliut. Është një histori, që është shumë më e rëndë sesa duket për vendin tonë, që një njeri që ka patur 30 vjet të gjitha çfarë mund të ketë njeriu në kulm të një karriere politike, president, kryeministër, lidershipin e një prej dy partive kryesore, të shpallet non-grata nga aleati ynë strategjik dhe banalizimi ekstrem që i bëhet këtij fakti dhe relativizimi vulgar që i bëhet këtij fakti, duke e kthyer në produkt të konspiracionit, është shumë e rëndë për Shqipërinë. Është një gjë që ka një peshë shumë të madhe në raport me Shqipërinë.

Vënia në diskutim e faktit që kjo gjë e rëndë, nga një gurë në qafën e një njeriu… Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe që një karrierë politike, të pëfundojë me atë gur në qafë. Por, që ky gur në qafën e një njeriu, të kthehet në gur në qafën e një vendi është shumë e tepërt. Dhe nga ana tjetër, është në fakt një histori shumë tragjikomike ajo që i ndodh Partisë Demokratike. Është si një humor i madh i university që ja kthen mbrapsht të gjitha ato që ka bërë si sebep, për t’i rënë në qafë të tjerëve dhe këtij vendi. Se cfarë ndodh aty brenda unë nuk e di.

Pjesë nga diskutimet:

Rakipi: Tani na trego, nga dy palët me kë je ti? Edhe Berisha thotë pengu i Edi Ramës edhe Basha e akuzon Berishën si të kapur nga ty.

Rama: Ai tjetri thotë tubi i oksigjenit. Ky thotë pengu i Edi Ramës.

Shkullaku: Shkon edhe më larg thotë ke vënë banditët e tu të plotësojnë formularët e kongresit...

Rakipi: Kë ke kapur ti nga këta, këtë Bashën e ke kapur?

Shkullaku: Zanafilla aty është, 2017, që zoti Rama ka premtuar se do ta tregojë kur nuk do të jetë më në politikë.

Shkullaku: Edi Ramës i intereson që përçarja e opozitës të zgjasë sa më shumë. Edhe kur të mbarojë kjo, ka avantazh, sepse cilido që të jetë kryetar i PD, çarja ka shkuar aq thellë sa do të ndihet. Mendoj se nuk është dhuratë që i ra nga qielli, që ka lindur me këmishë, paç fatin e Edi Ramës. Por, mendoj se është fryt i punës së Edi Ramës, që ka punuar për këtë. Mendoj se te shpallja e Berishës non-grata ka një ndikim. Pyetja me kë është Rama, shtrohet gabim, Edi Rama është me sherrin në PD. Kë do të preferonte? Nuk e di politikisht. Ka një problem, jo me atë që mund të bëjë Berisha por me atë që artikulon Berisha. Ai flet për demokraci përfaqësuese, primaret, etj. Këto forma, për fat të keq, Rama dhe Basha i kanë zhdukur nga fjalori i politikës tonë. Kemi PS-në, ku demokracia përfaqësuese nuk ekziston. Paradoskalisht Berisha duket më i ri se ju, të pakten në aspektin formal.

Rama: Unë mendoj për Shqipërinë 2030, për të përmbyllur veprat që u diskutuan. Me kë jam unë aty? Unë s’jam me asnjërin. Pavarësisht se janë dy tipologji të ndryshme në thelb janë e njëjta gjë. Kam marrë vendim me veten të mos e komentoj këtë historinë e Saliut. Është një histori, që është shumë më e rëndë sesa duket për vendin tonë, që një njeri që ka patur 30 vjet të gjitha çfarë mund të ketë njeriu në kulm të një karriere politike, president, kryeministër, lidershipin e një prej dy partive kryesore, të shpallet non-grata nga aleati ynë strategjik dhe banalizimi ekstrem që i bëhet këtij fakti dhe relativizimi vulgar që i bëhet këtij fakti, duke e kthyer në produkt të konspiracionit, është shumë e rëndë për Shqipërinë. Është një gjë që ka një peshë shumë të madhe në raport me Shqipërinë.

Vënia në diskutim e faktit që kjo gjë e rëndë, nga një gurë në qafën e një njeriu… Unë e konsideroj fatkeqësi të madhe që një karrierë politike, të përfundojë me atë gur në qafë. Por, që ky gur në qafën e një njeriu, të kthehet në gur në qafën e një vendi është shumë e tepërt. Dhe nga ana tjetër, është në fakt një histori shumë tragjikomike ajo që i ndodh Partisë Demokratike. Është si një humor i madh i university që ja kthen mbrapsht të gjitha ato që ka bërë si sebep, për t’i rënë në qafë të tjerëve dhe këtij vendi. Se cfarë ndodh aty brenda unë nuk e di. Di që një aset i Shqipërisë, është në shkatërrim e sipër, Partia Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco