Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin

Lulzim Basha: SHBA bën pazare në kurriz të demokracisë

Lulzim Basha: SHBA bën pazare në kurriz të demokracisë

23:05, 25/11/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha akuzoi mbrëmjen e sotme SHBA-të se bëjnë pazare në kurriz të demokracisë. 

Për herë të parë kryetari aktual i PD shprehu rezerva për punën e ambasadores së SHBA, Yuri Kim. 

Në emisionin 'Open' përballë Eni Vasilit dhe një paneli analistësh, Lulzim Basha bëri një deklaratë të papritur kur u shpreh se SHBA kishte mbështetur Ramën që të fitonte zgjedhjet, sepse ai nuk ishte distancuar nga Sali Berisha. 

"Amerika e toleroi Ramën të vjedhë zgjedhjet se unë nuk isha distancuar nga Berisha", u shpreh Basha.  

"Marrëveshja e 5 qershorit është një marrëveshje e garantuar nga 3 përfaqësues të lartë të ndërkombëtarëve. U shkel në mënyrë të njëanshme. Arsyet pse u shkel mund ti diskutojmë këtu një nga një. Rruga e djegies së mandateve kishte një qëllim por qëlloi e pasuksesshme. Për shkak se mesa duket PD dhe Basha nuk ishin garanci e mjaftueshme për kontrollin e hipotekave të të kaluarës. Për këtë shkak, u lejua Edi Rama të shkelte marrëveshjet e 5 qershorit. Kush e lejoi, kush tjetër. Çdo aktor duhet të marrë përgjegjësinë e vetë", tha Basha duke atakuar SHBA-të.

Sipas Bashës, superfuqia paska bërë pazare në kurriz të demokracive, duke harruar se kush bën pazar njëherë s'është më i besueshëm. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

N26/11/2021 05:39

Të gjitha janë fajet tuaja o idiot

Shto koment

Denonco