Klodian Tomorri: Rama mashtron, ky tender u bë me garë ku merrte pjesë veç një kompani

Klodian Tomorri: Rama mashtron, ky tender u bë me garë ku merrte pjesë veç një kompani

22:18, 25/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari Klodian Tomorri, me anë të një statusi në “Facebook” shkruan se Rama mashtron haptazi në emisionin “Të paekspozuarit”, për tenderat publikë, që sipas tij, zhvilloheshkan me garë.

Tomorri thekson se sot është bërë një “garë” tenderi, ku merr pjesë vetëm një kompani, e cila normalisht shpallet fituese, se nuk ka konkurrencë.

Postimi i gazetarit Klodian Tomorri:

Degjova kryeministrin qe po thote tek “Te paekspozuarit” se ne Shqiperi nuk ka prokurime te drejteperdrejta dhe tendera pa gare. Se tek Rindertimi kane marre pjese 400 kompani etj etj.

Ja ku e ke nje tender me gare te madhe qe eshte bere sot.

Objekti: Mirëmbajtja e pajisjeve ABB_PLS/SDH/MPLS-TP/ në periudhen 2021-2024.

Fondi limit: 97 652 000 leke

Ka marr pjese ne gare vetem nje kompani.

Oferta fituese: 97 644 600 leke

Ne 976 mije e 520 dollare jane kursyer 74 dollare. Pra 99.994 per qind e fondit limit. Tek ofertues qe ofron cmim 99.994 per qind te fondit limit. Pse e ofron ky kete lloj oferte?

Sepse e di qe ska tjeter ne gare dhe se do e fitoje. Sepse do qe t’i marre edhe piken e fundit te gjakut taksapaguesve. Keto jane tenderat me gare te qeverise, qe vijne ere me milje larg.

Keta po bejne gare kush shkon me shume afer 100 per qindeshit te fondit limit, kryeministri thote nuk ka prokurime te drejteperdrejta ketu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco