Rehabilitimi i Ilir Beqës/ Rama: Hetohet nga SPAK, por unë e vlerësoj shumë si njeri!

Rehabilitimi i Ilir Beqës/ Rama: Hetohet nga SPAK, por unë e vlerësoj shumë si njeri!

21:55, 25/11/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Rama dha një arsye të thjeshtë dhe të qartë se përse e ka rikthyer Ilir Beqën në poste drejtuese të administratës shtetërore, pasi e largoi si Ministër Shëndetësie dhe duke qenë se për të ka një hetim nga SPAK për abuzime me tenderat.

Rama tha se e vlerëson shumë Ilir Beqen si njeri.

“Ai nuk është i akuzuar sot që flasim. Ka një hetim për të kur ka qenë ministër. është një njeri që e vlerësoj shumë për aftësinë e tij dhe duke drejtuar një institucion shumë të vështirë si ISSH është në gjendje të drejtojë këtë agjensi që është koordinuese dhe nuk ka asnjë pushtet ekzekutiv, por ka detyrën të rregullojë një aspekt të donatorëve, që është koordinimi i donatorëve që ne të nxjerrim çdo qindarkë nga donatorët dhe të mos ndodhë si ka ndodhur që donatorë të ndryshëm, shkojnë investojmë dhe gjendemi para situatave jo serioze për një shtet. Kemi mbi 20 strategji për ujin dhe 78 strategji kombëtare. Kjo është arsyeja” u shpreh kryeministri.

Ilir Beqja nuk mundi të zgjidhej deputet pas një rezultati zhgënjyes në Shkodër në zgjedhjet e 25 Prillit. Ai u vendos nën hetim gjatë kohës që ishte Ministër i Shëndetësisë pas disa koncensioneve në këtë sector.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali 26/11/2021 15:58

Duket se si I mban duart ky mashtruesi hajduti i ilaceve! Pale Ben edhe viktimen! Po ku e gjete o rame skizofreni kete genjeshtar ,pirat, mashtrues dhe demagog stoik ?!?! Po ky duhet djegur me Nepal, ti I jep melcite e kecit!!? Po sic duket eshte burim furnizimi me lende te pare ,per ty dhe sojin tend, veliajn, ahmetajn,spiropallen, balluken, ballen, gjiknuren e co.vetem e djathta e vertete do tju tregoje vendin ju felliqesirave qe e qelbet kete vend. Me kete te djathte I thencin ,te lulushit ju livadhisni ,prandaj dhe e mbroni, kete dhe ver llapa I ndjere e din edhe tani qe eshte ne boten tjeter.uragani berisha do tju qeroje si karota ,ju perime te pakonsumueshme dhe te vyshkura.

Vera!26/11/2021 00:22

E habiteshme! Te vleresosh nje hajdut,qe e ka vendin ne burg!?? Cudi! Spaku heton kryeministri vlereson, & J Kim beson!

Shto koment

Denonco