‘Non grata’ e Berishës, Vokshi: Ka pasur lobim të fuqishëm në Amerikë, por janë bërë gabim llogaritë

‘Non grata’ e Berishës, Vokshi: Ka pasur lobim të fuqishëm në Amerikë, por janë bërë gabim llogaritë

21:37, 25/11/2021
A+ Aa A-

Në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, u diskutua në lidhje me shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe më tej edhe letrën që kongresisti amerikan Zeldin i ka nisur DASH-it.

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, deklaroi se ka pasur lobim të fuqishëm për shpalljen non grata të Berishës.

Vokshi shton se kush e ka bërë një gjë të tillë, me siguri që ka bërë gabim llogaritë.

“Një kongresmen mund të shikojë çdo informacion. Nëse është i klasifikuar, nuk e tregon. Unë mendoj se DASH po heziton të çojë dosjen pa një fakt konkret. Ajo dosje nuk ka fakte. Madje, edhe mënyra si është shkruar, kur është publikuar, është ndryshe nga herët e tjera.

Nuk e di nëse një pjesë e dosjes është gatuar në Shqipëri. Ajo që di të them është se është lobuar shumë fort, ka pasur lobim të fuqishëm në Amerikë, por ndihmuar edhe nga informacionet nga Shqipëria. Mirëpo, unë mendoj se llogaritë janë bërë krejt gabim”, deklaroi Vokshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco