Basha: Berisha njëlloj si Tom Doshi dhe Vangjush Dako

Basha: Berisha njëlloj si Tom Doshi dhe Vangjush Dako

21:34, 25/11/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka krahasuar mbrëmjen e sotme në emisionin 'Open' Sali Berishën me Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, të cilët gjithashtu janë shpallur non grata nga SHBA. 

Basha ka deklaruar se ndarja e PD me Berishën është bërë në 9 shtator dhe se vendimi i tij ka qenë i bazuar në statut. 

Ai ka shtuar se SHBA kishte kërkuar përjashtimin e Berishës nga Kuvendi dhe nga grupi parlamentar demokrat. Sipas Bashës është ndjekur i njëjti standard si me Tom Doshin dhe ish-kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako.

“Kush është politikani dhe njeriu Sali Berisha? Unë në asnjë moment nuk kam shkelur mbi 16 vite bashkëpunim me të. Kemi shkaktuar dëme dhe përplasje gjatë qeverisjes sonë. Ndarja me Berishën është 9 shtatori. Kam marrë një vendim të bazuar në statut, të bazuar në përgjegjësitë e lidershipit. Mund të them që ka qenë një ditë dramatike përjashtimi i Berishës. Unë nuk e komentoj vendimin e DASH, vendimin tim po.

Nuk bëhet diçka për një gjë as të thjeshtë dhe as të lehtë. Barra e kreut të PD ishte vendosja në peshore e interesit të partisë dhe Sali Berishës. Ai ka pasur respektin dhe besnikërinë time. Sa herë bëhej fjalë për interesin e tij, kam ceduar edhe në atë të kryetarit të PD-së. Nëse nuk e bëja do të izolohej PD nga çdo kontakt me Amerikën. Nuk ka kërkuar pezullimin e Berishës, po përjashtimin nga Kuvendi por edhe përjashtimin nga Partia. Produkti për të gjetur një zgjidhje, në këtë moment, u gjet në pezullimin duke bërë realitet premtimin e Berishës se në betejë nuk do të përfshinte PD-në", ka thënë Basha. 

"Mos harroni, Partia Demokratike kishte vendosur një standard në rast non grata të tjera. Parti e lindur me vlerat perëndimore. Kishte vendosur një standard, madje kishte kërkuar një standard që zyrtarisht në rastin e Dakos, në rastin e Doshit edhe sanksione të tjera. Në këtë moment falë investimit politik dhe personal të kryetarit të Partisë Demokratike, u arrit në një vendimarrje të tillë që është pezullimi nga Grupi Parlamentar deri në përfundimin e çështjes gjyqësore që vetë zoti Berisha ka ndërmarrë në Francë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Alisa CAZIMI25/11/2021 22:52

Ti nuk ke burreri , ti je mashtruse burre Kurve.

Patriot25/11/2021 21:43

Tradhetar i PD.I shitur..

Shto koment

Denonco