Nesho: Berisha ka përkrahjen e opinionit publik, SHBA edhe mund të reflektojë mbi këtë fakt

Nesho: Berisha ka përkrahjen e opinionit publik, SHBA edhe mund të reflektojë mbi këtë fakt

21:22, 25/11/2021
A+ Aa A-

Në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, u diskutua në lidhje me shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe më tej edhe letrën që kongresisti amerikan Zeldin i ka nisur DASH-it.

Diplomati Agim Nesho deklaroi se me anë të Foltores, po shikohet se Sali Berisha gëzon mbështetjen e opinionit publik. Nesho theksoi se SHBA edhe mund të reflektojë, kur shikon që Berisha ka këtë mbështetje nga qytetarët shqiptarë.

“Berisha ka përkrahje në opinionin publik. Mendoj se kjo ka ardhur, edhe për të bërë që Rama të duket se është njeriu që paska sjellë ndryshimin, me anë të lobimeve. Derisa njerëzit kritikojnë tek Foltorja, tregon se akti nuk pranohet nga opinioni publik. Aq më tepër që Berisha është protagonist i marrëdhënieve më të mira me amerikanët.

Blinken po shikon se këtu ka reagim, që mund të kthehet në luftë politike. Duket si lëvizje konjukturale e Amerikës. SHBA ka raste që reflekton ndaj opinionit publik. Kur ambasadorja amerikane ikën nga një vend, ku mund të jetë një njeri që ka qenë në qeveri e mund të jetë zhytur në korrupsion, tregon se mund të kemi të bëjmë edhe me politika të gabuara. Unë mendoj se është moment refleksioni”, deklaroi Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco