‘Non grata’ e Berishës, Gjokutaj: Blinken qëndrim zvarritës, tregon mungesë serioziteti nga një zyrtar i lartë

‘Non grata’ e Berishës, Gjokutaj: Blinken qëndrim zvarritës, tregon mungesë serioziteti nga një zyrtar i lartë

21:12, 25/11/2021
A+ Aa A-

Në emisionin “Çim Peka Live” në Syri Tv, u diskutua në lidhje me shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe më tej edhe letrën që kongresisti amerikan Zeldin i ka nisur DASH-it.

Avokati Genc Gjokutaj thekson se Blinken ka mbajtur qëndrim zvarritës, duke shtuar se është duke treguar mungesë serioziteti nga një zyrtar i lartë amerikan.

“Blinken së paku të përmendte episodet. Të përmendte së paku raste. Blinken ka mbajtur qëndrim zvarritës, tregon mungesë serioziteti të zyrtari të lartë. Po ashtu duhet thënë se administrata amerikane nuk mund të rrijë dot tetë vjet pa folur, kur na paskërka “korrupsion domethënës”, që ka përmendur si fjalë.

Kur flasim për “non grata” është dekret, nuk është debat publik. Së paku të na thoshin që materiali është sekret dhe është arkivuar më së paku. Kësaj i thonë “më ka çuar nëna të laj dorën””, deklaroi Gjokutaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco