Basha 'me bukë me vete' në emisionin 'Open'

Basha 'me bukë me vete' në emisionin 'Open'

20:33, 25/11/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha i izoluar kohët e fundit në seli, duke mos bërë asnjë takim me bazën e partisë ka vendosur të shfaqet në emisionin "Open" të Eni Vasilit në Top Channel. Por edhe këtë herë, duket se Basha i ka marrë masat mirë, duke përcaktuar edhe gazetarët e panelit.

Përballë Bashës nuk do të jetë Andi Bushati, analisti i përhershëm i këtij emisioni, që ka spikatur me qëndrimet e tij, duke u zëvendësuar me gazetarin Robert Rakipllari, i cili të paktën muajt e fundit nuk ka qenë pjesë e këtij emisioni.

Ky ndryshim paneli dhe zëvendësimi i Bushatit me Rakipllarin, vjen pak ditë pas intervistës që drejtuesi i News 24 bëri me Bashën, ku në fund të saj, Basha falenderoi gazetarin kur ky i fundit ende nuk kishte mbyllur intervistën, e nga ku u nxor në pah që orjentuesi i intervistës ishte Lulzim Basha e jo Rakipllari. 

Ndërkohë, analisti Andi Bushati i pyetur sot nga moderatorja Burna Çifligu në emision 'Shock' u shpreh se nuk do të jetë në emision pasi Basha nuk do të ketë përballë njerëz me doza kritike.

Edhe në daljet e fundit për mediat, Lulzim Basha ka zgjedhur intervistat në zyrën e tij me pyetje të paracaktuara duke shmangur edhe përballjen në konferenca për shtyp apo debatet në studio televizive.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco