VIDEO-SYRI TV/ Kuvendi i 11 dhjetorit, degët 3 dhe 6 publikojnë emrat e delegatëve nga zyra e Palokës

VIDEO-SYRI TV/ Kuvendi i 11 dhjetorit, degët 3 dhe 6 publikojnë emrat e delegatëve nga zyra e Palokës

13:01, 25/11/2021
A+ Aa A-

Drejtuesit e degëve 3 dhe 6 në Tiranë kanë lexuar publikisht emrat e delegatëve që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor. Emrat e lexuar publikisht janë të atyre delegatëve që kanë pranuar t’u publikohet emri. Lista është lexuar nga zyra e Edi Palokës, kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Përveç emrave, drejtuesit kanë bërë publike edhe formularët e tyre për mediat. Në zyrën e Palokës janë depozituar mbi 4200 firma delegatësh.

Sipas tyre, 80% e delegatëve në këto 2 njësi kanë firmosur për mbajtjen e Kuvendit dhe sipas verifikimeve të tyre, delegatët janë 100% dakord për thirrjen e saj.

Onelda Zefi, kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas nga dega 6, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, foli para mediave.

“80% të delegatëve kanë firmosur, ata kanë kërkuar të jenë publikë. Te njësia 6 janë 65 formularë, ne lexuam 58 emra, sepse personat e tjerë nuk duan të bëhen publikë. I kemi telefonuar të gjithë dhe kanë rezultuar 100% të vërteta”, tha Zefi.

Kurse përfaqësuesi i degës 3 tha se nga 89 delegatë kanë firmosur 77.

“Nga 89 delegatë, kanë firmosur 77 prej tyre. Gjashtë nuk kanë firmosur, gjashtë janë emigrantë,” tha ai, duke lexuar më pas listën e plotë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati25/11/2021 13:21

Po njëri aty mbrapa në foto që ngjan si Erjon Braçe?? Hahahahahahaaa

Shto koment

Denonco