Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Çfarë mashtrimi! Veliaj inaguron prapë qendrën sociale 25-vjeçare të Kombinatit, financuar nga BB dhe Rama!

Çfarë mashtrimi! Veliaj inaguron prapë qendrën sociale 25-vjeçare të Kombinatit, financuar nga BB dhe Rama!

10:16, 25/11/2021
A+ Aa A-

Çfarë mashtrimi Erion Veliaj,  kundrejt një komuniteti si ai i Kombinatit! Çfarë mashtrimi kundrejt të gjithë profesionistëve që kanë punuar edhe në mënyrë vullnetare! Çfarë mashtrimi kundrejt të gjithë donatorëve që kanë ndihmuar Shoqatën për Gratë dhe Fëmijët"

Spekullimi më i fundit i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj iu servir dje qytetarëve të kryeqytetit, në veçanti banorëve të zonës së Kombinatit, kur ai me bujë dhe zhurmë në rrjetet sociale shkoi të “inauguronte” për të disatën herë Qendrën Sociale 25-vjeçare “Të qëndrojmë së bashku”.

Demaskimin z. Veliaj këtë radhë për këtë mashtrim që dje kaloi kufijtë e neveritjes, ia ka bërë themeluesja e kësaj Qendre që në vitin 1997, Shoqata për Gratë dhe Fëmijët që drejtohet nga Raimonda Prifti, e cila prej vitesh ka mbështetur fëmijët autikë dhe të moshuarit në Kombinat, aq sa për kontributin e saj dhe të punonjësve njihet me emrin “Monda e Kombinatit”.

Sikurse shprehet në shënimin e saj, turpi më i madh i kësaj ceremonie është përballë donatorëve prej më shumë se njëzet vjetësh, si Banka Botërore dhe kulmi arrin kur këtë qëndër e ka inauguruar vetë Edi Rama.

Për përkushtimin ndër vite ndaj të vegjëlve autikë, sot madhorë, që mësuan në këtë qëndër të përdornin duart e tyre dhe kujdeseshin për veten, punonjëset e Shoqatës janë shpërblyer me mirënjohjen e qindra familjeve që i kanë ndjekur ndër vite dhe nuk iu janë ndarë, pavarësisht se dje asnjë prej tyre as u ftua të ishte e pranishme “në inaugurimin” e projektit me histori, që Veliaj po e shfrytëzon për të thithur miliona.

“Çfarë mashtrimi, çfarë mashtrimi Erion Veliaj”

Reagimi i Shoqatës për Gratë dhe Fëmijët

"Në Kombinat dje u trumbetua nga kryetari i Bashkisë Tiranë, rindërtimi i Qendres Sociale "Të qëndrojmë së bashku" si një qendër model e krijuar në vitin 2007 nga kryetari i Bashkisë së asaj kohe dhe ngritur "në shërbime dhe cilësi" nga kryetari i Bashkisë së sotshme z.Veliaj.

Çfarë mashtrimi kundrejt një komuniteti si ai i Kombinatit, që nuk ka harruar jo vetëm shërbimet komunitare të kryera nga Shoqata për Gratë dhe Fëmijët - themeluese e kësaj qendre në vitin 1997, ku në bazë të projektit të vitit 2007 "Të qëndrojmë së bashku" të financuar nga Banka Botërore dhe mbështetur nga Kryetari i bashkisë së asaj kohe z. Rama, iu vu dhe emri qendrës, por nuk harrojnë as shërbimet që po kjo shoqatë vazhdon të ofrojë prej më shumë se 25 vitesh në këtë komunitet.

Çfarë mashtrimi kundrejt të gjithë profesionistëve që kanë punuar edhe në mënyrë vullnetare me Shoqatën për Gratë dhe Fëmijët në këtë qendër, së cilës në "inaugurimin e ri" të paktën t'ua kishin ndërruar emrin.

Çfarë mashtrimi kundrejt të gjithë donatorëve që kanë ndihmuar Shoqatën ndër vite në ofrimin e shërbimeve të quajtura model pikërisht nga ai "vizionari" për të cilin flet sot Kryetari i Bashkisë, i cili shprehej në asambletë e ndryshme në Pallat të Kongreseve se “punë bënte Monda e Kombinatit, jo partitë politike”.

Është tentuar disa herë marrja e kësaj qendre nga Bashkia Tiranë, e cila e arriti qëllimin në vitin 2012 duke e rrëmbyer dhe duke ia hequr pronësinë e qendrës, Shoqatës dhe ia kalon këtë pronësi Bashkisë Tiranë. Duke qenë se përvetësoni punën e të tjerëve pa ju dridhur qerpiku, mos mendoni se të gjithë kanë memorie afatshkurtër.

Pyesni punonjësit e kësaj qendre, që e dinë shumë mirë historikun e saj, pyesni njësinë bashkiake apo komunitetin dhe ata të moshuar për të cilët u fol dje se çfarë shërbimesh dhe ndryshimesh ka sjellë Qendra e “Mondës së Kombinatit”.

Të kishit pyetur dhe ata që kishit ftuar sot në inaugurimin e rindërtimit dhe ata e dinë mirë. Të kishit pyetur dhe zonjën Anisa Ruseti, e cila për një kohë të caktuar bëri sikur donte të gjente një zgjidhje e cila në të vërtetë ishte përjashtuese dhe mohuese për Shoqatën.

Po të na kishit ftuar dhe ne do t'jua kishim rikujtuar.

Jo më shumë se tre vjet më parë po këta njerëz që kryen inaugurimin shpreheshin (dhe me shkresë zyrtare) se Shoqata për kontributin e dhënë meritonte të kishte ambiente pranë kësaj qendre të re për të mos harruar historinë dhe kotribuesit e saj, por ja që memoria qenka afatshkurtër dhe sot as emri i saj nuk përmendet, mbase Covid-i ka bërë punën e tij. Thonë që të humb memorien, kështu thonë.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco