Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës Sali Berisha

Sharra: Ambasadorja Kim flet si aktore politike, ndërhyn në gjëra që nuk i ka kompetencë

Sharra: Ambasadorja Kim flet si aktore politike, ndërhyn në gjëra që nuk i ka kompetencë

18:52, 22/11/2021
A+ Aa A-

Aktivistja konservatore në Amerikë, Besa Sharra, në një intervistë me Skype në Syri Tv, foli për ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Sharra theksoi se Kim nuk flet si ambasadore, por sikur është aktore politike. Ajo shton se Yuri Kim ndërhyn edhe në gjëra që nuk i ka në kompetencë.

“Ajo që duhet të dimë është se ambasadorja amerikane po sillet si ambasadore apo si aktore politike, kjo gjë nuk kuptohet. Nëse ajo do, le të futet në politikën shqiptare. Zonja ambasadore po trajton disa gjëra, që nuk janë gjëra që i takon asaj. Më kanë thënë se DASH është konfuz total se çfarë po ndodh me Shqipërinë, nuk e kuptojnë se ç’po ndodh në shtetin shqiptar. Ka një mungesë informacioni dhe kjo gjë më bezdis jashtë mase.

Përherë Amerikën e kemi parë si shpëtimtare dhe fakti se po humb besimin që ia kemi dhënë, më bën të ndihem e mërzitur. Unë mendoj se disa luftëra janë individuale, kur një person deklarohet non grata, ai person në këtë rast Berisha mund të dijë e do mbrojë veten. Ne nuk e dimë nëse zotëri Berisha është fajtor apo jo për atë që akuzohet. Berisha ka ndarë çështjen e vet me partinë, e besoj se Foltorja është se kaq mban ujë pilafi”, deklaroi Sharra.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco