Zgjedhjet në PD/ Flamur Noka: Basha u tmerrua kur mori vesh se do kandidonte Agron Shehaj

Zgjedhjet në PD/ Flamur Noka: Basha u tmerrua kur mori vesh se do kandidonte Agron Shehaj

23:38, 19/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka treguar një detaj që nuk dihej deri më tani nga gara për kreun e PD-së.

I ftuar në emisionin “Politico”, deputeti Noka tha se kryedemokrati Lulzim Basha e kishte marrë në telefon sapo kishte marrë vesh që Agron Shehaj do të garonte gjithashtu për kreun e partisë. 

Sipas tij, Basha e kishte kontaktuar, e për të kishte një reagim të fortë frike ndaj tij. 

“Agron Shehaj ishte një nga kandidatët. I janë dridhur këmbët Lulzim Bashës që nga momenti që ka dalë emri i Agron Shehaj në garë deri ditën e fundit. Më ka marrë në telefon dhe më ka habitur. Se di sesi mund të ishte i tmerruar, ishte investimi i tij për deputetin e ri pa një karrierë, pa një emër të madh të krijuar në politikë…nuk e di. Ishte i tmerruar. Mendoni që një njeriu që i dridheshin leqet e këmbëve para Shehaj, mund të përmendë Sali Berishën?,”-tha në fjalën e tij Flamur Noka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco