‘Fonde për shkollat’, Rama: Ka të rinj në fshatra që punojnë nga shtëpia për kompani amerikane

‘Fonde për shkollat’, Rama: Ka të rinj në fshatra që punojnë nga shtëpia për kompani amerikane

22:41, 19/11/2021
A+ Aa A-

Gjatë takimit me fëmijë të shkollave të ndryshme, Edi Rama është shprehur se në buxhetin e vitit 2022 është parashikuar një fond i veçantë për grupe të caktuara nxënësish që ndërmarrin projekte të besuara.

Në prezantimin e borxhit para fëmijëve, Rama tha se një tjetër fond është parashikuar për bibliotekat në shkolla.

Gjithashtu Rama u ndal dhe tek teknologjia në shkolla, ku mori  shembullin e një të reje që jeton në zonat rurale të Durrësit dhe prej dy vitesh punon për kompanitë në Amerikë dhe Poloni pa lëvizur nga shtëpia.

Rama: Bibliotekat e shkollave tona në shkollat të ndërtuara pas tërmetit janë fantastike. Por janë të varfra. Kemi vendosur një fond të veçantë për pasurimin e tyre. Elementi tjetër është hapësira për zhvillimin e talenteve artistike që nga kultura, vallëzimi, teatri dhe me radhë. Ne duam të organizojmë një sistem të ri duke krijuar një nivel të parë në shkolla, bazuar te dëshira dhe një nivel të dytë, bazuar te seleksionimi. Kemi vendosur një fond të dispozicionin tuaj për klube të caktuara të krijuar në shkolla për zeje apo kulturë. Me këtë fond këto klube mund të marrin mbështetje. Ata që bëjnë një projekt të besueshëm mund të marrin mbështetje. Sa i përket rinisë dhe fëmijëve buxheti fillon të adresojë specifikisht disa çështje që janë të përditshmërisë suaj, qoftë në shkollë, qoftë edhe pas shkolle

. Dua të përsëris atë që tha Bora si një vlerë të shtuar të kontributit të atyre prej jush ë kanë marrë pjesë në takime dhe atyre që nuk janë këtu sot të pranishëm. Në kanë ndihmuar për të kuptuar se cilat janë pikat kyçe mbi të cilat mund të fillojmë të punojmë për angazhimet për kategorinë tuaj. Ne do të bëjmë një ndryshim rrënjësor të laboratorëve. Do fillojmë në fillim të vitit të ardhshëm dhe do bëjmë ndryshim rrënjësor të mësimit të informatikës. Jemi duke punuar të bëjmë gati një sistem të ri në laboratorët e informatikës duke iu vënë në dispozicion mësuesit më të mirë. Nëse duam të kemi në Shqipëri një treg që të ofrojë punë të mirëpaguar për të rinjtë dhe një fuqi të re në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit duhet të investojmë në njohuritë kompjuterike të më të rinjve.

Është fjala për një gjuhë që do bashkojë nesër gjithë botën ndërkohë që sot bashkon shumë njerëz që punojnë në një treg që nuk ka kufi. Këtu kemi një prej tyre. Kam pasur fatin ta njoh në Durrës. Banon në zonën rurale të Durrësit dhe prej dy vitesh punon në Amerikë dhe Poloni pa lëvizur nga shtëpia. Të jemi të bindur që paguhet më shumë se mësuesit që ka në shkollë. Për ta bërë të ardhmen të tashme na duhet të bëhemi aleatët dhe partnerët tuaj hap pas hapi që të keni hapësirat dhe aftësitë për ta përvetësuar këtë gjuhë. Ka filluar një eksperiencë e parë që tregon që është e pafundme mundësia në këtë fushë por është edhe e destinuar të rritet. Qendra te arena kombëtare do zgjerohet te piramida.

Ambicia është që brenda mandati të kemi qendra të tilla në çdo bashki. Këto qendra kryejnë një funksion të caktuar ndërsa pjesa tjetër janë kurse kodimi ku duam të angazhojmë aktorë të certifikuar në treg. Dihet që teknologjia, kompjuterat dhe mrrokullat që keni në duar janë pjesë e jetës së përditshme por nuk do harrojmë atë që është e pamundur të merret nga teknologjia që ka të bëjë me anët e tjera të qenies njerëzore, që ka të bëjë me shqisat, fizikun, duart dhe sytë. Ato punë që kompjuterat nuk mund t’i bëjnë kurrë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco