VIDEO/ Rezart Prifti: Shqipëria nuk ka koncesione, por skema të pastra vjedhjeje

VIDEO/ Rezart Prifti: Shqipëria nuk ka koncesione, por skema të pastra vjedhjeje

22:17, 19/11/2021
A+ Aa A-

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik Rezart Prifti, i ftuar në emisionin Ekonomi Plus në Syri Tv me moderatoren Klaudja Karabolli, foli për koncesionet.

Prifti theksoi se Shqipëria nuk ka koncesione, duke shtuar se në fakt aplikon skema të pastra të vjedhjes.

“Këto që janë bërë këtu nuk janë as koncesione. Koncesioni është një investim i operatorit, që e merr riskun vetë me premisën që e ka të sigurt pagesën për një kohë afatgjatë. Në Shqipëri nuk ka koncesion.

Kjo se në Shqipëri shteti të paguan të gjitha, të hap procedurën, të bën tenderin, të jep paradhënie, të bën investimin. Kjo është skema e Vehbi Alimuçës. Nuk janë koncesione këto, janë skema të pastra vjedhjeje. Kjo është siç ka bërë mafia në Nju Jork dhe siç bën Kamorra sot në Itali”, deklaroi Prifti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco