'Nga 114 delegatë, firmosën 104'/ Malltezit i fshijnë postimin: E raportuan sufllaqexhinjtë e Lulit/Hasës

'Nga 114 delegatë, firmosën 104'/ Malltezit i fshijnë postimin: E raportuan sufllaqexhinjtë e Lulit/Hasës

21:10, 19/11/2021
A+ Aa A-

Demokrati Jamarbër Malltezi denoncon fshirjen e një statusi në Facebook, nga ata që ai i quan sufllaqexhinjtë e Lulzim Bashës dhe Endri Hasës. 

Një grup përdoruesish të rrjetit social kanë raportuar postimin e Malltezit ku ai ironizonte atë që ka ndodhur te Dega nr.4 e PD në Tiranë, ku nga 114 anëtarë, 104 prej tyre kanë firmosur për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar në datën 11 dhjetor. 

Ndërsa nga grupi i WhatsApp të kësaj dege ishin larguar të gjithë anëtarët firmosës, duke mbetur aty vetëm kryetari i degës me dy bashkëpunëtorë të tij.  

Një orë më pas, postimi fshihet nga Facebook me argumentin se janë thyer kushtet e privatësisë.  

"Imagjino që këta që bllokojnë postimin në Facebook kërkojnë të nxjerrin formulare dhe numrat personale të delegatëve. Këtë që dënon ligji", shkruan Malltezi.   

Postimi
Hahahahahahaha Lajm i papare! Me heret nxorra nje postim qe modeli Basha qe kercenon se do perjashtoje nga PD delegatet qe do mblidhen me 11 Dhjetor ishte i ngjashem me ate qe kur mori vesh se kishin firmos 104 nga 114 delegate qe ka dega e PD i fshiu te gjithe vec 5 vetave [😂] Pa u bere 1 ore nga postimi me mbi 300 like, sufllaqexhinjte e Lulit/Hases e raportuan si postim qe shfaqen te dhena personale dhe nuk duhej postuar!!! Imagjino qe keta qe bllokojne postimin ne Facebook kerkojne te nxjerrin formulare dhe numrat personale te delegateve [🤷] Kete qe denon ligji [😂]

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco