Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Shpifje dhe fyerje/ Evi Kokalari padit në SPAK Ervin Salianjin

Shpifje dhe fyerje/ Evi Kokalari padit në SPAK Ervin Salianjin

20:12, 19/11/2021
A+ Aa A-

Aktivistja shqiptaro-amerikane e Partisë Republikane në SHBA, Evi Kokalari do të padisë ditën e hënë në SPAK deputetin e PD Ervin Salianji, për shpifje dhe fyerje.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Kokalari deklaron se 'Salianji gjatë një dalje televizive ka shpifur pa asnjë problem', ndërsa shton se ky është degjenerimi i Kryesisë aktuale në PD. 

“Kjo padi ndaj Ervin Salianji do të depozitohet në SPAK ditën e hënë.

Ky është niveli i deputetëve në Shqipëri, njerëz që nuk ju bën përshtypje fare kur dalin në TV dhe shpifin pa asnjë problem.

Ndërkohë, analist si Alban Dudushi nuk do ti sulmojnë, paçka, që Salianji ishte një nga të dashurit e Gridës kur Grida ishte e martuar me femi. Ky është degjenerimi për të cilin flas këto ditë.

Ky është degjenerimi i kryesisë aktuale të PD-se që do marrë fund në #11dhjetor.

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë (OFENDIM), një që ka gjithë elementët e skizofrenisë (OFENDIM) dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, (OFENDIM) nuk bën dot.

Kokalari është një emigrante e papunë, (SHPIFJE), e vetmja lidhje që shoh është që bashkëshorti i vet i përfshirë në partinë Agimi i Artë (SHPIFJE), i financuar plotësisht nga qarqe antishqiptare (SHPIFJE), po tenton të sjellë njerëz dhe të influencoj edhe në Shqipëri tek njerëz të cilët janë non-grata për të çuar Shqipërine në përplasje me Shtetet e Bashkuara (SHPIFJE). Pra, në çdo element, të mos themi pastaj, që janë njerëz që në kohën e komunizmit kanë pasur mbiemrin Hoxha (SHPIFJE) për ti bërë qejfin, po themi Enverit , në kohën tjetër e ndërrojne (OFENDIM) dhe mirë që se kanë bërë Berisha, e me një mbiemër të nderuar pastaj të themi. Janë njerëz më shumë se të shpifur (OFENDIM), nuk kanë asnjë kontribut në PD.” – Ervin Saljani”, shkruan Kokalari.

Image

Çfarë tha Salianji për Kokalarin 
Deputet i PD-së, Ervin Salianji teksa ka komentuar situatën në PD, nuk i ka kursyer akuzat ndaj Evi Kokalarit, me të cilën ka patur përballje në distancë ditët e fundit.

I ftuar në emisionin “Shqip”, Salianji e etiketon Kokalarin si njeri pa përfaqësim.

Sipas Salianjit, 'bashkëshorti i Kokalarit është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare'. 

“Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot.

Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, u shpreh Salianji.

***

Por për këto akuza të shqiptuara me gojën e tij, Ervin Salianji do të duhet të përballet në SPAK me paditësen Evi Kokalari. 

Salianji duhet të provojë akuzat në adresë të aktivistes së Partisë Republikane në SHBA. 

Kujtojmë që Salianji ka ende të hapur procesin gjyqësor të 'Babales', pasi shkalla e parë e ka dënuar me 1 vit burg, dënim i cili iu konvertua në shërbim prove. 

Çështja ndodhet në Gjykatën e Apelit. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

parlatepelenasi19/11/2021 23:24

Grida Duma kapet mat me Ervin Salianjin Ora 10:28 e mëngjesit, seancë plenare Parlamenti i Shqipërisë. GD – Bashkebiseduesi është Ervin Salianji, ai që shkruan. GD: Pis …..të vish si shk*rdhatë Ptuuu Se po na vjen ti si shk*rdhatë Po erdhe Pleh i ndyrë Pasi ke shkelur çdo gjë Ndyrësirë Ta mbash mend e tu shkruftë në fytyrë Që s’më dhe kurrë asnjë shpirt Mallkuar U përdrodhe për gjithkënd në vuajtje ES: Jo s’të jap dot Kur qan për ishin Dhe ma thua si dramë GD: Boll o ndyrësirë e ndyrë ES: Gjej paqe GD: Do ta shkarravis surratin ES: Me ata që të bëjnë mirë GD: Që vetëm më dërrmove ES: Unë njeri pis jam GD: Pleh Pleh ES: Po pleh jam ES: Tragjedia dhe pështirësia jote GD: Ndyrësi e kobshme Si nuk u gëzove një herë S’të kam kërkuar asgjë vetëm kam dhënë Dhe arrite deri në atë ndyrësi ES: Këto gjeji tek më të bukurit që q* GD: Sa të më thuash ES: Po i thua sikur i ke dhënë bukë qenit Jo si kënaqësi e përbashkët GD: Ti s’ke nevojë për gjë se je e madhe duhet të japësh ES: Ke të drejtë Paskam qenë një pleh GD: Dhe pasi të japësh duhet të kënaqesh që jep ES: Qen pleh GD: Unë s’kam të drejtë Unë jam dështim ES: Paskam ndarë dhe divorcuar GD: Q*u Q*u ES: Dhe Dait u paskam shkaktuar këtë GD: Dhe ndyrësohu me kë do ES: Po q*u ti me më të bukurit që q* Siç e the Une ndyrësi….. Chat retracted (chat i tërhequr nga GD) (cna.al)

Shto koment

Denonco