VIDEO/ Kadilli: Foltorja sjell dobi për PD-në, data 11 me dobi politike dhe publike

VIDEO/ Kadilli: Foltorja sjell dobi për PD-në, data 11 me dobi politike dhe publike

19:28, 19/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kandidati për kryetar të PD-së Fatbardh Kadilli, në një intervistë me moderatoren Juli Krisafi, në emisionin Ora 19:00 në Syri Tv, foli për Foltoren dhe Kuvendin e datës 11 dhjetor 2021.

Kadilli theksoi se Foltorja po sjell dobi për PD-në, duke shtuar se data 11 është me dobi politike dhe publike.

“Data 11 është me dobi të madhe politike e publike për PD. PD ka mungesë të theksuar të demokracisë së saj. Lidershipi i sotëm në PD nuk ngjall besueshmëri. Berisha është legjitim, mund të luftojë qoftë edhe për kauzat e tij, është diçka demokratike. PD nuk e ka aspak luksin që të humbasë 4 200 delegatë.

Foltorja sjell dobi për PD-në, ndërsa lideshipi me Bashën në krye nuk sjell asnjë lloj dobie. Unë do jem në Kuvendin e datës 11, edhe pse nuk e kam mbështetur iniciativën. Unë mbështes demokratët, jam me demokratët. Funksionarët kanë detyrim që të përfaqësojnë interesat e anëtarëve, prandaj duhet të jemi me demokratët. PD ka nevojë që të ringrihet, njerëzit duan dikë që ta besojnë. PD ka nevojë për lidership të ri. Kosova është shembull si ndryshuan lidershipet e më pas partitë fitojnë, me PDK e LDK”, u shpreh Kadilli.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco