'I keqardhur'/ Basha nuk përgenjështron akuzat, por barazon Berishën me Ramën

'I keqardhur'/ Basha nuk përgenjështron akuzat, por barazon Berishën me Ramën

19:21, 19/11/2021
A+ Aa A-

Kryetari aktual i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha sot nga 'Foltorja' e Librazhdit për dosjet 'Muzin' dhe 'Toyota Yaris'.

Në një status në Twitter, Basha nuk sqaron akuzat e liderit historik të demokratëve, por barazon Berishën me Ramën dhe thotë se "askush nuk do ta bunkerizojë PD-në për interesat e tij personale". 

Ja çfarë shkruan Basha në rrjetin social Twitter: 

I keqardhur sa poshtë ka rënë Sali Berisha që riciklon akuzat e Edi Ramës. Sali Berisha me asnjë trillim nuk do ta bunkerizojë PD për interesat e tij personale. PD është dhe do të jetë përjetë aleate e SHBA dhe askush nuk mund ta shndërrojë në mburojë të interesave personale!

 

Çfarë tha Berisha në Librazhd
Sali Berisha komentoi nga Librazhdi deklaratën e Lulzim Bashës se do të shkojë së shpejti në SHBA. 

Berisha tha se Basha do të shkojë atje me dy dosje të nxehta, atë 'Muzin' dhe 'Toyota Yaris'.  

Ndaj, tha Berisha, Basha nuk shkoi në SHBA tre vite më parë se mund të arrestohej për skandalin e lobimit me Muzin.

"Sot tha se do të shkojë në SHBA. Ti shkon aty jo me 1, por me 2 dosje po kaq të rënda, me dosjen 'Muzin' dhe 'Toyota Yaris'. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën, ua them unë. Tre vite më parë do nisej në SHBA, por nuk shkoi, do arrestohej thanë. Dosja 'Muzin' është e nxehtë për peng Bashën. Edhe Tahiri shkoi me dosjen Habilaj por ja tek është nga gjykata në gjykatë", deklaroi ish-kryeministri. 

Berisha për Suel Çelën: Basha më kërkoi të mos ia përmend emrin
Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se i ka kërkuar në biseda telefonike që të mos e denoncojë emrin e Suel Çelës me postime në Facebook. 

Duke iu përgjigjur kryetarit aktual të PD i cili tha se Suel Çela ka mbledhur firmat e Foltores, Berisha tha se Basha e ka mbrojtur të inkriminuarin.  

Gjithashtu, Berisha shtoi se në faqen e tij të Facebook, ka 26 denoncime për Suel Çelën, ndërsa në atë të Bashës asnjë. 

"Peng Basha foli së fundi bëri fjalë edhe për lidhje me krimin të miat dhe Foltores. Tani do t'u them ju këtu, cilido të vijë këtu tek unë dhe të shkruajë emrin në librarinë digjitale timen. Suel Çela dhe do të dalin këtu 26 statuse në Facebook-un tim, e kam denoncuar më shumë se të gjitha mediat. Merrni Facebook-un e Lulzim Bashës po ia ka përmendur emrin njëherë. Merrni tabulatet telefonike të Sali Berishës me Lulzim Bashën kur thoshte aman mos ia përmend emrin, por natyrisht unë nuk ndikohesha prej tij", u shpreh Berisha. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco