Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Pse nuk gënjeu dot tek VOA/ Basha ndryshon arsyen e përjashtimit të Berishës

Pse nuk gënjeu dot tek VOA/ Basha ndryshon arsyen e përjashtimit të Berishës

18:34, 19/11/2021
A+ Aa A-

Në intervistën për Zërin e Amerikës, Lulzim Basha nuk thotë që ma kërkoi SHBA përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD. 

"Por ne respektuam një standard ndaj aleatit tonë", ishte përgjigjja e Bashës.  

Basha ka thënë vazhdimisht se Berishën e përjashtoi se ia kërkoi SHBA dhe nuk kishte hapësirë negocimi, por ultimatum për ta përjashtuar. 

Ndërsa tek VOA që është media zyrtare e DASH tha se u përjashtua si standard që PD ka. 

Sigurisht që Basha nuk mund të gënjente tek Zëri i Amerikës siç gënjen tek mediat shqiptare. 

Pasi për SHBA është e paperceptueshme që t'i diktojë një partie politike vendimmarrjen e brendshme dhe përjashtimin nga partia deputetëve të votuar. 

Aq më shumë kur nuk ka asnjë provë për të akuzuarin, në rastin konkret të Sali Berishës.

Lulzim Basha e di mirë që një gjë të tillë nuk mund ta thotë në VOA dhe të përfshijë SHBA në një shkelje të tille të sovranitetit të një partie politike. 

Pjesë nga intervista te Zëri i Amerikës

Zëri i Amerikës: Partia Demokratike ndodhet sot ndoshta në një nga momentet më kritike të jetës së saj. Kur morët vendimin për të lënë jashtë grupit parlamentar zotin Berisha, e mendonit, e kishit parashikuar se situata mund të precipitonte deri në këtë pikë?
Z. Lulzim Basha
: Detyra e kryetarit të Parisë Demokratike, ashtu siç e përjetoj unë me përgjegjësinë e marrë nga demokratët në një moment kritik për vendin jo thjesht për Partinë Demokratike, pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, përballë jo një kundërshtari politik, por një regjimi që ka shkatërruar kolonat e bashkëjetesës demokratike, është që t’i shërbejë interesit të vendit duke e mbajtur Partinë Demokratike të fortë e të bashkuar, e çështë më e rëndësishmja, në aksion kundër këtij regjimi. Ajo që ka ndodhur me shpalljen non grata të Sali Berishës nga Departamenti i Shtetit, ishte padiskutim një goditje e rëndë për Parinë Demokratike. Është lideri historik me një kontribut 30 vjeçarë në jetën e Partisë Demokratike, me dritëhijet e veta padiskutim, por konteksti në të cilën kjo ndodhi, kërkonte një vendimmarrje. Dhe vendimmarrja ishte fare e qartë, o do të zgjidhnim një standard të vendosur tashmë nga Partia Demokratike, ku asnjëherë pavarësisht prej kërkesës tonë për transparencë, pavarësisht prej qëndrimeve tona sa i takon pjesës pozitive të trashëgimnisë së zotit Berisha, asnjëherë nuk kemi mbajtur qëndrime të dyfishta. Pra, të merrnim qëndrimin dhe vendimin që mora për të qëndruar si një forcë Pro perëndimore, Pro amerikane, siç kemi lindur, siç do të vazhdojmë, ose të vendoseshim në pozita kundërshtie me aleatin tonë strategjik. Duke vendosur jo thjesht demokratët, Partinë Demokratike, por vetë fatin e shqiptarëve në pikpyetje dhe duke i hedhur në prehër kundërshtarit tonë historik, gjithashtu kundërshtarit historik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës deri në fillimet e pluralizmit, favore të pamerituara në betejën politike mes palëve, e cila duhet të përfundojë me mundjen e regjimit dhe me triumfin e demokracisë.

Zhvillimi i parë. për fat të keq, është që në kundërshtim me zotimin e tij publik, Sali Berisha jo vetëm që e përfshiu Partinë Demokratike dhe grupin parlamentar në këtë betejë që e konsideroi personale, por e ka kthyer këtë betejë personale në një betejë brenda llojit. Me një stil linçues të tijin personal dhe të një grupi të ngusht njerëzish të tij që veprojnë sa në sytë e publikut, sa në ilegalitet, figura të dyshimta, të cilat disa prej tyre vijnë dhe nga jashtë Shqipërisë, që pretendojnë se janë ata që nuk janë, të cilët përdorin një gjuhë linçuese, përdorin gënjeshtrën, spekullimin për të fshehur një të vërtetë të thjeshtë, Sali Berisha është shpallur non grata nga SHBA-të.

Partia Demokratike, kryetari i saj ka marrë një vendim me përputhje të plotë me statutin dhe me rregulloren e grupit parlamentar për ta pezulluar nga grupi parlamentar deri në përfundimin e çështjes gjyqësore që ka hapur kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo dhe vetëm kjo i shërben demokratëve, respekton sakrificën e tyre, kjo dhe vetëm kjo është rruga për të ecur përpara drejt misionit që shqiptarët na kanë ngarkuar dhe që presin ta çojmë deri në fund, që është ndryshimi. Ndryshim i cili nuk mund të vijë duke pasur dilema sa i takon marrëdhënies së PD-së me perëndimin. Ne mund të kemi opinione të ndryshme, mendime të ndryshme mbi çështje të ndryshme. Çështjen e marrëdhënieve me partnerin tonë strategjik që e kemi pasur në krah kur hodhëm komunizmin, që kemi pasur në krah kur ngritëm flamurin e shqipërisë në NATO, që e kemi pasur në krah kur bëmë të mundur pavarësinë e Kosovës, çlirimin dhe pastaj pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj dhe mbrojtjen e integritetit të saj territorial. Nuk është çështje lirie mendimi, apo mendimi ndryshe, është çështje e identitetit të Partisë Demokratike, është çështje e identitetit të çdo demokrati.

Ndaj, padiskutim ajo që ka rrjedhur është diçka e pakëndshme, është një lëvizje përçarëse për interesa personale të Sali Berishës dhe kundër interesave të çdo demokrati. Edhe të atyre demokratëve që kanë besuar në fillim se kjo ishte një lëvizje për demokraci të brendshme apo për respektim statuti, ndërsa unë si Kryetar i Parisë Demokratike i zgjedhur me një anëtar një votë, me përgjegjësitë që më jep statuti i Partisë Demokratike dhe institucionet e tjera të Partisë Demokratike, të zgjedhura po kështu nga demokratët për të përfaqësuar vullnetin e demokratëve, nuk kemi thjesht detyrimin statutor, por kemi përgjegjësinë politike para demokratëve dhe para shqiptarëve, për të cilët kemi marrë këto vendime dhe jemi gati të marrim çdo vendim tjetër në të mirë të demokratëve dhe në të mirë të vendit.

Zëri i Amerikës: Kur u bë publik vendimi i Departamentit Amerikan të Shtetit ju u shprehët i keqardhur ndërkohë më pas kur morët vendimin për ta lënë jashtë Grupit Parlamentar mbështetët sërish kërkesën e tij për transparencë. A mendoni se ky ishte një vendim i merituar për zotin Berisha?
Z. Lulzim Basha:
 Unë nuk e komentoj vendimin e qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nuk e kam komentuar as kur është shpallur, nuk e kam komentuar as në takimet dhe konsultimet me forumet drejtuese të Partisë demokratike, nuk e kam komentuar në media dhe nuk kam ndër mend ta komentoj edhe sot. Realiteti është që ne përballemi me këtë vendim dhe ky vendim nuk vjen nga dikush, vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, partneri strategjik i Shqipërisë, partneri strategjik i Partisë Demokratike.

Ndaj hapat që janë hedhur janë në përputhje me identitetin politik të Partisë Demokratike si një parti pro-perëndimore, si një parti pro-euroatlantike, si një parti pro-amerikane. Sepse siç e thashë më parë, arritjet më të mëdha për këtë vend, Partia Demokratike i ka shënuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fitoret më të mëdha politike në këtë vend Partia Demokratike i ka shënuar në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për këtë nuk mund të ekzistojë asnjë pikëpyetje, për këtë nuk mund të ketë mendim ndryshe. Kjo nuk është çështje mendimi ndryshe, kjo është çështje identiteti. Kështu që në këtë pikëpamje mund ta them me gojën plot se ajo që ka drejtuar vendimmarrjen, është tashmë një vendim publik i shpallur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pa pikë diskutimi që prej fillimit kam kërkuar transparencë dhe vazhdoj të mbështes kërkesën për transparencë. Por kjo nuk mund të paralizojë Partinë Demokratike në misionin që është më jetik se kurrë që është përballja me regjimin e Edi Ramës, për të kthyer demokracinë e dhunuar me 25 prill, të gjithë procesin zgjedhor që kulmoi me 25 prillin dhe për t’u marrë me përditshmërinë e shqiptarëve, e cila është më e keqe se sa ndonjëherë në dekada siç e thotë vetë Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin e vet të përvitshëm të të drejtave të njeriut ku flet për korrupsionin, ku flet për një qeveri më të korruptuar në Ballkan, peshën dhe haraçin e të cilës e ndjen çdo familje shqiptare me çmimet që rriten, me fuqinë blerëse që bie, me rënien përtokë të cilësisë së mësimdhënies dhe të sistemit shkollor, me shkatërrimin dhe kolapsin e sistemit shëndetësor, me emigrimin masiv të shqiptarëve. Këto janë betejat dhe hallet e shqiptarëve, këto janë betejat që duhet dhe do të luftojë, dhe po lufton Partia Demokratike, jo hallet personale të askujt, kushdo qoftë ky.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku19/11/2021 20:17

Ky Lule Basha për syrrat bythë ja ka kaluar edhe Erion Velisë. Brenda një muaji ka dalë me mbi 13 versione të ndryshme me njera tjetrën në lidhje me figurën e Sali Berishës. Çfarë shkolla shkencash mashtrimi bëjnë në universitetin e Sorosit në Vendet e Ulëta? Konkurencë kush merr titullin kampion për surrat bythë.

Shqiptaro-Amerikani19/11/2021 18:59

LULZIM BASHA ESHTE NJE MASHTRUES MUTI! LULZIM BASHA ESHTE NJE MUT-MUTI!! LULUSHI DEL NEPER EKRANE DHE NEPER NEVOJTORE SA HERE QE KA DOKTORI FOLTORE!!! LULZIM BASHA ESHTE NJE LETER PER NE NOVOJTORE!!! AS PASTRUES I NEVOJTOREVE TE SELISE SE PD NUK E MERITON DHE JO ME ANTAR I PD! AMERIKA NUK I DO NGORDHALAQET, MASHTRUESIT DHE IDIOTET!

Shto koment

Denonco