Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

‘Foltorja ktheu shpresën, gati për vetëmohim’/ Demokratja-Bashës: Mendon se kemi frikë të ishim sot këtu?

‘Foltorja ktheu shpresën, gati për vetëmohim’/ Demokratja-Bashës: Mendon se kemi frikë të ishim sot këtu?

18:00, 19/11/2021
A+ Aa A-

Një pritje entuziaste i kanë rezervuar qindra demokratë librazhdiotë ish-kryeministrit Sali Berisha në foltoren e tij të radhës, ku kanë bashkëbiseduar duke qarë hallet e njëri tjetrit.

Anëtarja e kryesisë së PD në degën e Librazhdit e ka quajtur foltoren shtëpia e lirisë dhe ka kthyer shpresën e demokratëve. Gjithashtu demokratja ka theksuar se Basha e ka zhgënjyer shumë dhe e ka gabim që mendon se mund të frikësojë demorkatët të jenë në foltore.

Anëtarja e kryesisë: Foltorja na bashkoi edhe njëherë se ne e kishim humbur shpresën. Foltorja na duket si ‘shtëpia e lirisë’. Na duket vendi ku çdonjëri prej nesh po gjenë qetësinë e humbur. Po harrojmë hallet lodhjen dhe gjithçka që bëmë për 8 vite, jemi rraskapitur, asnjë se kishte menduar se do na pasonin humbjet njëra pas tjetrës. Ne populli i Librazhdit jemi njerëzit më të thjeshtë, por më të vuajturit, më të diskriminuar, më të përndjekurit, më të harruarit. Unë jamë nënë dhe në emër të nënave dhe grave që janë në sallë, është privilegj të flasë në emër të tyre. Këto janë zonja të vërteta se janë qëndrestare. E kanë ndjekur dhe themeluar PD dhe janë të gjitha në sallë pa frikë. Kush kujton se na fut frikën neve me ato veprime më makabre. A veprohet në mënyrë makabre ndaj një nëne. Këta e kanë bërë, pasi ne kemi qënë të pambrojtur por ne kemi luftuar. Dhe mënyra se si këmi luftuar na ka bërë më të fortë, më dinjitoz. Na prij sepse ne jemi gati të vetësakrifikohemi jemi gati deri në vetëmohim. Kam aderuar që në 1991 dhe e kam shtëpinë time dhe nuk e tradhtoj. Mund të isha në krahun tjetër si disa prej zonjave por nuk e zgjodha atë rrugë. Ne kemi ndjerë peshën e gjithë halleve dhe diskriminimit dhe askush nuk është përgjigjur. Ne e votuam Bashën sepse besuam në misionin e tij. Ne e mbështetëm në të gjitha misionet politike, çadra, protestat. Kam qënë në 22 protesta në Tiranë por nuk e kuptonim tërheqjen e tij në pikën kulminante e protestës. Megjithatë prap e mbështetëm duke e votuar, por nuk është faji jonë. Mendon ai apo të tjerët që e pasojnë atë se ne so kishim frikë të vinim këtu? Mendon ai që ne do ishim aq të frikësuar se do shkelnim mbi mundimin tonë? Jo Basha ne jemi këtu se jemi të zgjënjyer. Askush nuk është presionuar, e kam firmosur formularin me vetëdije të plotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco