Berisha: Kuvendi në 11 dhjetor, numri i firmave po shkon 5 mijë

Berisha: Kuvendi në 11 dhjetor, numri i firmave po shkon 5 mijë

17:50, 19/11/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i PD, Sali Berisha iu përgjigj nga 'Foltorja' e Librazhdit akuzave të Lulzim Bashës edhe për vlefshmërinë e firmave të delegatëve. 

Berisha njoftoi se numri i atyre që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit po shkon 5 mijë. 

"Firmat jo vetëm janë 4200, por po shkojë 5 mijë. Pse nuk i publikojmë? Ka tre pengesa ligjore. Të dhënat personale, Gjykata Kushtetuese, konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Një gjë të tillë nuk e bëjnë ata që i besojnë shtetit ligjor. Një gjë të tillë e bëjnë vetëm zuzarët, që s'kanë ligj e moral. Ne në pushtet kemi ngritur një komisioner për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne nuk përsërisim Edi Ramën, nuk prodhojmë patronazhistët e Edi Ramës", tha ish-kryeministri.   

Berisha i bëri sërish thirrje Bashës që të shkojë dhe t'i verifikojë firmat 5 metra larg zyrës së tij, te kryetari i Këshillit Kombëtar të Edi Paloka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco