VIDEO/ Berisha: Basha më lutej në telefon që të mos i përmendja emrin Suel Çelës, merrni tabulatet

VIDEO/ Berisha: Basha më lutej në telefon që të mos i përmendja emrin Suel Çelës, merrni tabulatet

17:34, 19/11/2021
A+ Aa A-

Sali Berisha akuzoi nga Librazhdi Lulzim Bashën se i ka kërkuar të mos e denoncojë emrin e Suel Çelës. 

Duke iu përgjigjur kryetarit aktual të PD i cili tha se Suel Çela ka mbledhur firmat e Foltores, Berisha tha se Basha e ka mbrojtur emrin e të inkriminuarit. 

"Peng Basha foli së fundi bëri fjalë edhe për lidhje me krimin të miat dhe Foltores. Tani do t'u them ju këtu, cilido të vijë këtu tek unë dhe të shkruajë emrin në librarinë digjitale timen. Suel Çela dhe do të dalin këtu 26 statuse në Facebook-un tim, e kam denoncuar më shumë se të gjitha mediat. Merrni Facebook-un e Lulzim Bashës po ia ka përmendur emrin njëherë. Merrni tabulatet telefonike të Sali Berishës me Lulzim Bashën kur thoshte aman mos ia përmend emrin, por natyrisht unë nuk ndikohesha prej tij", u shpreh Berisha. 

Lideri historik i PD iu përgjigj akuzave të Bashës edhe për vlefshmërinë e firmave. 

Berisha njoftoi se numri i atyre që kanë firmosur për Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit po shkon 5 mijë. 

"Firmat jo vetëm janë 4200, por po shkojë 5 mijë. Pse nuk i publikojmë? Ka tre pengesa ligjore. Të dhënat personale, Gjykata Kushtetuese, Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut. Një gjë të tillë nuk e bëjnë ata që i besojnë shtetit ligjor. Një gjë të tillë e bëjnë vetëm zuzarët, që s'kanë ligj e moral. Ne në pushtet kemi ngritur një komisioner për mbrojtjen e të dhënave personale. Ne nuk përsërisim Edi Ramën, nuk prodhojmë patronazhistët e Edi Ramës", tha ish-kryeministri.   

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco