VIDEO/ Dosja 'Muzin' dhe 'Toyota Yaris', Berisha: Basha do shkojë në SHBA si Saimir Tahiri

VIDEO/ Dosja 'Muzin' dhe 'Toyota Yaris', Berisha: Basha do shkojë në SHBA si Saimir Tahiri

17:31, 19/11/2021
A+ Aa A-

Sali Berisha komentoi nga Librazhdi deklaratën e Lulzim Bashës se do të shkojë së shpejti në SHBA. 

Berisha tha se Basha do të shkojë atje me dy dosje të nxehta, atë 'Muzin' dhe 'Toyota Yaris'. 

Ndaj, tha Berisha, Basha nuk shkoi në SHBA tre vite më parë se mund të arrestohej për skandalin e lobimit me Muzin.

"Sot tha se do të shkojë në SHBA. Ti shkon aty jo me 1, por me 2 dosje po kaq të rënda, me dosjen 'Muzin' dhe 'Toyota Yaris'. Këtë të dytën e ndan me Taulant Ballën, ua them unë. Tre vite më parë do nisej në SHBA, por nuk shkoi, do arrestohej thanë. Dosja 'Muzin' është e nxehtë për peng Bashën. Edhe Tahiri shkoi me dosjen Habilaj por ja tek është nga gjykata në gjykatë", deklaroi ish-kryeministri. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco