Mbledhja e Kryesisë së PD, Vokshi për deklaratën e Bardhit: Pati një moment reflektimi, por ndërhyri Basha

Mbledhja e Kryesisë së PD, Vokshi për deklaratën e Bardhit: Pati një moment reflektimi, por ndërhyri Basha

17:33, 19/11/2021
A+ Aa A-

Kryetarja e Lidhjes Demokratike të Gruas, Albana Vokshi, në intervistën me moderatoren Armela Ferko në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, foli në lidhje me atë që ka ndodhur në mbledhjen e Kryesisë së PD-së.

Vokshi theksoi se ajo dhe Strazimiri kanë vënë re se Bardhi mund të ishte duke reflektuar për t’u tërhequr. Ajo shton se pati një moment reflektimi nga Bardhi, por se ndërhyri Lulzim Basha.

“Nuk e kuptoj pse Basha dhe Bardhi kanë frikë nga transparenca. Firmat janë aty, por nuk duan t’i vërtetojnë, por frimat janë të vërteta. Gent Strazimiri e ka shpjeguar mbrëmë, pati një moment që ne menduam që do të kishte një tërheqje nga Basha në vendimmarrjen e Kuvendit të datës 18. Është e vërtetë që tha se duhet një moment reflektimi, por menjëherë ka ndërhyrë Basha, diçka i ka thënë nga afër zotit Bardhi, duke insistuar për datën 18.

U duk se kishte një lloj reflektimi. Pasi ndërhyri Basha, Bardhi u rikthye në vendimin e datës 18 dhe propozoi që të ketë shtesë të agjendës. Ky impresion ishte nga unë e Strazimiri, mund të kishte tërheqje nga ana e tyre. Mendoj se Basha, duhet të përballet me Berishën në Kuvendin e datës 11, sepse ka anëtarësinë kundër, të hapë garën për kryetar të PD dhe nëse Basha do fitonte, do isha e para që do isha me të, të hapë garën për kryetar”, deklaroi Vokshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco