Video/ Berisha në Librazhd: Rama instaloi narkoshtetin, varfëroi shqiptarët! Basha shkelmoi sakrificat e demokratëve

Video/ Berisha në Librazhd: Rama instaloi narkoshtetin, varfëroi shqiptarët! Basha shkelmoi sakrificat e demokratëve

17:09, 19/11/2021
A+ Aa A-

Lideri historik i PD Sali Berisha ka vijuar në Librazhd 'Foltoren', në një takim madhështor me demokratët dhe simpatizantët e tij. 

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka instaluar në Shqipëri narkoshtetin.

Ndërsa për Lulzim Bashën u shpreh se ka shkelmuar sakrificën dhe mundin e demokratëve gjatë këtyre 8 viteve.

"Edi Rama rrëmbeu dhe plaçkiti vota si kurrë ndonjëherë më parë, përdori të gjithë potencialet e shtetit njëlloj si në diktaturë partia shtet. Ai disbursoi vetëm në muajin prill 91 mln euro për të blerë vota. Shpenzoi 41 mln euro për asfalte. Bleu vota me falangat e krimit. Por peng kryetari i cili u zotua se do të mbrojë votën tuaj, u zotua se nuk do të njohë zgjedhjet e 25 prillit, harroi çdo zotim para jush, shkelmoi çdo zotim, u kthye dhe u mor vetëm me karrigen e tij. Dhe filloi bashkëpunimin me Edi Ramën. PD-në e shndërroi në një ministri të narkoshtetit shqiptar. Kurrë ndonjëherë në histori nuk ka ndodhur që një opozitë e vërtetë të votojë apo abstenojë ndaj borxhit më të madh të marrë në historinë e vendit, siç veproi peng Basha, pasi shkelmoi mbi lumenjtë e djersës, sakrificave të gjithanshme, psikologjike, financiare për 8 vite në opozitë, për fitoren e PD. Në Shqipëri si asnjë vend tjetër borxhi u rrit me 5 herë më shumë se qeverisja e mëparshme, rrogat dhe pensionet u ulën në pikiatë. Sot secili prej jush merr 30% më pak se në vitin 2013, duke e matur me inflacionin. Nëse 8 vite më parë Shqipëria ishte vendi me rrogat më të larta në rajon, sot është vendi me rrogat më të ulta dhe çmimet më të larta në rajon. Sot kafshata në Shqipëri kushton 80 herë më shumë se në vendet e BE. E gjitha kjo është rezultat i instalimit në Shqipëri të narkoshtetit", u shpreh Berisha.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco