‘Përjashtimi i Berishës’/ Deromemaj: Basha e tha gjashtë herë me ton të lartë

‘Përjashtimi i Berishës’/ Deromemaj: Basha e tha gjashtë herë me ton të lartë

22:08, 18/11/2021
A+ Aa A-

Kryetar i degës së PD-së Vlorë, Genc Deromemaj, rrëfeu prapaskenat e mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve të Degëve lidhur me Kuvendin e 18 Dhjetorit.

I ftuar në studion e emisionit ‘Log’, Deromemaj tha se në mbledhje nuk ishin 71 kryetarë degësh, sikur njoftoi sekretari i përgjithshëm Gazment Bardhi, por vetëm 51.

Më pas, drejtuesi i degës së Vlorës tha se nga 51 të pranishmit, që morën fjalën, pro Lulzim Bashës ishin vetëm 9 dhe 30 të tjerë heshtën.

Deromemaj: Në mbledhje kanë marrë pjesë 51 kryetarë dege nga 71 në total. 20 kanë refuzuar të marrin pjesë në mbledhjen e kolegjit të kryetarëve. Nga ne që morëm fjalën dhe kundërshtuam ishim 8, 9 veta morën fjalën dhe ishin pro Bashës. 30 të tjerë heshtën.

Genc Deromemaj u shpreh se Lulzim Basha ua përsëriti gjashtë herë se nëse thyejnë vendimin e Kryesisë, pra nëse shkojnë në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha do të përjashtohen.

Deromemaj: Kjo pjesa e kërcënimit, nuk i kam lexuar, zoti Basha na e kujtoi këtë nenin 27 nja 5-6 herë edhe para se të mbyllnim mbledhjen na e përsëriti me ton më të lartë. Në prezencën time zoti Basha nuk ka kërcënuar kurrë ndonjë demokrat, ata që ka kërcënuar janë vetëm kundërshtarët tanë politikë dhe fundi i tyre ne e dimë.

Do të na përjashtojë nga partia jonë? Nëse kjo do të ishte zgjidhja, tërhiqem unë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco