'Kryetarët nuk e mbështetën Bashën'/ Këlliçi rrëzon Bardhin: 20 e bojkotuan, 8 e kundërshtuan...

'Kryetarët nuk e mbështetën Bashën'/ Këlliçi rrëzon Bardhin: 20 e bojkotuan, 8 e kundërshtuan...

21:38, 18/11/2021
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka folur për ngjarjet e fundit në Partinë Demokratike.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Këlliçi dha disa detaje nga mbledhje e djeshme e Lulzim Bashës me kryetarët e degëve, duke shpjeguar se Basha nuk ka patur mbështetje masive prej tyre.

Këlliçi: Në lidhje me mbledhjen e djeshme, nga 71 kryetarë, dje kanë qenë vetëm 51. Njëzetë kryetarë e kanë bojkotuar, tetë e kanë kundërshtuar hapur, nëntë prej tyre kanë qenë pro tij dhe pjesa tjetër ka heshtur.

Më tej, deputeti foli për Kuvendin e thirru nga delegatët dhe Berisha, duke e konsideruar ‘Kuvend të mrekullueshëm dhe transparent’.

Këlliçi: Ka patur tentativë për të intimiduar pjesëmarrësit në takim, por disa kryetarë degësh nuk e kanë pranuar kongresin e kryesisë, do të marrin pjesë në atë të datës 11 dhjetor.

Shumica ditën e djeshme është shprehur dje, në dakordësi për 18, por interesante do të jetë se sa njerëz do të mund të sjellin. Është presion i kotë, deri në ditën e Kuvendit.

Ka 7600 delegatë në PD. Nuk besoj se do të ketë 100% pjesëmarrje, por jam i bindur se kuorumi 50+1 do të jetë.

Në Kuvendin e datës 11 do të shihni Kuvend të mrekullueshëm, transparent, mediat do të jenë të ftuara. Është Kuvendi i parë në 30 vjet që thirret nga delegatët dhe meriton të trajtohet me respektin më të madh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco