Strazimiri: Akuzat e Bardhit alla Taulant Balla, të akuzosh Berishën për lidhje me krimin pafytyrësi

Strazimiri: Akuzat e Bardhit alla Taulant Balla, të akuzosh Berishën për lidhje me krimin pafytyrësi

21:31, 18/11/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti i PD-së Gent Strazimiri, në një lidhje direkt në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli në lidhje me akuzat e Gazmend Bardhit, se firmat e Berishës në Elbasan i ka mbledhur Suel Çela.

Strazimiri thekson se akuzat e Bardhit ngjajnë si të Taulant Ballës e të Edi Ramës.

Ai shtoi se të akuzosh Sali Berishën për lidhje me krimin është pafytyrësi.

“Besoj se Noka i dha përgjigjen e saktë Gazmend Bardhit. Basha ka vetëm retorikë. Akuzat alla Taulant Balla janë për të ardhur keq. Zoti Bardhi nuk është i qartë kur flet, se tjetër gjë propozon. Gazmend Bardhi ka thënë qartë se Kryesia nuk është e shtrënguar të marrë vendim, duke u shprehur se duhet periudhë reflektimi e mblidhemi prapë për të vendosur. Të denoncosh Berishën është absurde, sepse Sali Berisha është i pari që ka denoncuar çdo krim e kriminel në vend.

Kanë rënë në pozitat e pafytyrësisë, duke rënë në nivelin e Ramës dhe Ballës. Edhe Rama e Balla nuk e kanë bërë këtë gjë. Berisha, që është njeriu që ka qenë në PD për 30 vjet dhe e ka bazën me vete, të akuzohet për lidhje me krimin është e rëndë dhe mbi të gjitha zoti Berisha nuk ka nevojë për këtë gjë, sepse ka mbështetjen e anëtarëve të PD-së”, deklaroi Strazimiri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco