‘Basha i ka verifikuar një për një firmat e Berishës’/ Topalli: Ta shtrëngojë vulën edhe 3 javë!

‘Basha i ka verifikuar një për një firmat e Berishës’/ Topalli: Ta shtrëngojë vulën edhe 3 javë!

21:28, 18/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka zbuluar disa nga prapaskenat në PD,tashmë që partia po shkon drejt mbajtjes së dy Kuvendeve.

E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Topalli ka deklaruar se Lulzim Basha i ka verifikuar të gjithë firmat e delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, duke dërguar një gazetar që i ka parë të gjithë formularët, ndaj ai e di që Berisha ka mbështetjen e bazës.

Topalli: Ka trashur zërin Luli? Hahaha!

Ata kanë çuar një njeri të tyrin dhe kanë verifikuar të gjithë 4200 firmat. Kanë çuar një gazetar dhe kanë marrë të gjithë formularët. Kanë çuar njerëzit për të verifikuar një për një formularët. Janë mbi 65% e delegatëve, madje më e lartë po të mendosh se një pjesë nuk janë fare në Shqipëri.

Kjo i ka bërë të trashin zërin, që është komike dhe aq më qesharak bëhet.I ka mbetur edhe tre javë dhe mund të shtrëngojë vulën e tij. Në 11 dhjetor do të ketë një ngjarje të madhe politike. Nuk ka ndodhur të jetë vetë anëtarësia, që në refuzim të kërkesës së liderit, kanë vendosur vetë të mbledhin Kuvendin. Kjo e ka shkarkuar de facto Lulzim Bashën.

Vulën mund ta mbajë edhe tre javë, por PD do të hyjë në një proces tjetër. Edhe përzgjedhja e datës është një lloj celebrimi i rithemelimit të PD pas tre dekadash. Kanë kaluar vetëm tre muaj dhe gjatë kësaj periudha, e kanë lexuar se cfarë është ai që e quan veten me formim perëndimor.

Përjashtoi Belind Këlliçin, kryetarin e gruas, Flamur Nokën, ka përjashtuar kryetarin e degës së Fierit, ka përjashtuar Oerd Bylykbashin dhe sot kërcënon se do të përjashtojë të gjithë partinë.

Qenkan dashur shumë vite për të kuptuar identitetin e vërtetë të personit që ka drejtuar të djathtën shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco