‘Është palë me krimin’, Berisha i përgjigjet Bashës: Klani Rama e peng Basha kanë goditur pluralizmin politik

‘Është palë me krimin’, Berisha i përgjigjet Bashës: Klani Rama e peng Basha kanë goditur pluralizmin politik

20:44, 18/11/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një lidhje direkt me telefon në emisionin “Të vaksinuarit” në Faxweb iu përgjigj Lulzim Bashës, pasi ky i fundit e kishte akuzuar për lidhje me krimin.

Berisha theksoi se klani Rama e peng Basha kanë goditur pluralizmin politik dhe se ai ka qenë më i zellshmi kundër bandave.

“Unë po merrem më shumë se kushdo kundër krimit, me kreun e Meduzës dhe pengun e tij. Askush nuk është marrë më shumë me këtë organizatë kriminale, më e fuqishmja që ekziston sot në Ballkan e në Europë, që ka goditur pluralizmin politik dhe ky është klani Rama e peng Basha.

Ai gabon, se po të hyj me ushtarë, e nxjerr me këpucë të kuqe. Drejtuesit e degëve janë të respektuar. Edhe pse ka pasur disa që kanë qenë pro Bashës, janë të mirëseardhur në Kuvendin e datës 11 dhjetor. Nuk besoj se do bashkohen me antimitingun Basha-Bardhi”, deklaroi Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco