'Kuvendi i 11 dhjetorit'/ Gazetari Kalaja publikon investigimin për firmat e 4200 delegatëve, zbulohet e vërteta

'Kuvendi i 11 dhjetorit'/ Gazetari Kalaja publikon investigimin për firmat e 4200 delegatëve, zbulohet e vërteta

20:33, 18/11/2021
A+ Aa A-

Gazetari dhe moderatori i emisionit ‘Të Vaksinuarit’, Aulon Kalaja ka investiguar firmosjen e thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.

Gazetari Kalaja ka marrë si kampionim dosjen e delegatëve të Fushë Krujës dhe ka shkuar në terren për të intervistuar personalisht delegatët të cilët kanë firmosur. Gjithsej janë 90 delegatë në Fushë Krujë.

Sipas këtij investigimi, vërtetohet se të gjithë delegatët e Fushë Krujës kanë firmosur me vullnetin e tyre të lirë thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.

Paloka: Unë jam i pozicianuar në një krah. Unë jam pozicionuar në krah të Berishës. Dikush ka qenë me e parregullt. Janë shtuar firmat, sepse kanë ardhur rreth 100 të tjera. Nëse atyre që janë të zgjedhur ja merrkan firmat kriminelët e lidhur me PS, atëherë ne paskemi marrë fund si parti. I thashë kryetarit çoji në Prokurori. I marrim me radhë dhe i pyesim të gjithë delegatët. Nuk u pranua ky propozim. U skandalizova kur dëgjova dy nënkryetar që thanë po ka ardhur momenti të shkatërrohet partia, le të shkatërrohet. Nuk ka më shpresë që PD të mos ketë çarje. Fushë-krujën e njeh shumë mirë, mund të marrësh kë degë të duash.

Kryetari i PD dega Fushë Krujë Agron Loka ka konfirmuar se rreth 90 % të delegatëve kanë firmosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor.

Intervistat me delegatët:

Xhesika Kola: Kam firmosur me vullnetin tim të lirë...

Sabah Stafuka, ish-kryerat dege: Kam firmosur me vullnetin tim të lirë...

Bardhyl Teta: Kam firmosur me vullnet të lirë...

Avni Bami: Kam firmosur formularin me vullnet të lirë...

Erjon Zogu: Kam firmosur për Kuvendin në 11 dhjetor me vullnet të lirë...

Simon Bushi: Kam firmosur me ndërgjegjje të pastër dhe vullnet të lirë...

Ali Sena: Kam firmosur me vullnet të lirë...

Lutfi Zalla: Kam firmosur me vullnet të lirë...

Orikled Mesiti: Kam firmosur me vullnet të lirë...

Saimir Kallami: Kam firmosur me vullnetin tim të lirë...

Zem Vlashi: Kam firmosur me vullnetin tim...

Durim Caca: Kam firmosur bashkë me 7 delefatë...

Avdulla Doku: Kam firmosur për Foltoren e Berishës me vullnet të plotë...

Petrit Kelmenti: Kam firmosur për Kuvendi me vullnetin tim...

Shpresa Leti: Kam firmosur për Kuvendin me vullnet të plotë...

Eraldo Stafuka: Kam shprehur mbështejen e plotrë për Foltoren por sepse isha jashtë shtetit po e firmos para kamerave...

Bari Stafuka: Kam firmosur për Kuvendit për shkarkimin e Bashës...

Edmond Tema: Kam firmosur me vullnet të lirë...

Valbona Veseli: Kam firmosur me vullnet të lirë...

Abaz Tema: Kam firmosur me vullnetin të lirë...

Avdi Keçi: Kam firmosur me vullnetin tim...

Viktor Kola: Kam firmosur me vullnet të lirë...

Leonard Pepaj: Kam firmosur me dëshirë...

Saimir Seferi: Kam firmosur me vullnet të lirë...

Kolec çeka: Kam firmosur për Kuvendin në 11 dhjetor...

Artan Dallaku: Kam firmos për Kuvendin në 11 dhjetor...

Alfred Leti: Kam firmosur me vullnetin tim...

Bledian Sula: Kam firmosur dhe i bëj thirrje Bashës të vijë në Rina si kamerier pas 11 dhjetorit...

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco